web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në pallatin në Tiranë, 4 persona të lënduar

14 Prill 2026, 18:33, Kronika CNA

Zjarri në pallatin në Tiranë, 4 persona të lënduar

Katër persona raportohet të kenë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme një kompleks banimi në zonën përballë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë.

Sipas informacioneve, të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital, teksa godina ndodhet shumë pranë ambienteve të QSUT-së.

Të lënduarit janë dy qytetarë dhe dy zjarrfikës, që kanë shfaqur shenja asfiskie si pasojë e tymit.

Po ashtu, mësohet se në QSUT është shpallur gatishmëri në repartin e urgjencës dhe atë të djegie-plastikës, për të trajtuar të lënduarit që mund të paraqiten në vijim, në rast të shtimit të numrit të tyre./CNA





Lajmet e fundit nga