web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhje dhe drejtim makine pa patentë/ Vihen në pranga dy persona në Durrës

13 Prill 2026, 09:51, Kronika CNA

Vjedhje dhe drejtim makine pa patentë/ Vihen në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pas një kontrolli të ushtruar ndaj tyre nga forcat “Shqiponja”.

Sipas informacioneve policore, gjatë kontrollit u konstatua se një nga të arrestuarit, konkretisht E.B., 33 vjeç, drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa 28-vjeçari E.N., ishte pasagjer.

Në automjetin e tyre policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra  paketa cigare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N., ndodhej si pasagjer.

Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra  paketa cigare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi, në lagjen nr. 17, në Durrës. /CNA

 





Lajmet e fundit nga