web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë/ Arrestohet 66-vjeçarja, në kërkim djali i saj

11 Prill 2026, 14:52, Kronika CNA

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë/ Arrestohet 66-vjeçarja,

Një bazë armatimi që shërbente për furnizimin e grupeve kriminale është zbuluar në fshatin “Picallë” në Tiranë.

Sipas informacioneve policore, janë sekuestruar 5 automatikë, 1 pushkë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu, silenciatorë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatorë.

Bëhet me dije se në kuadër të operacionit për goditjen e bazës së armatimit është vënë në pranga 66-vjeçarja M.H., dhe është shpallur në kërkim djali i saj O.Q., 41 vjeç. Policia po punon për kapjen e tij.

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë/ Arrestohet 66-vjeçarja,
Armët e sekuestruara

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Picalla”.

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.

Sekuestrohen 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Shpallet në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë vihet në pranga një 66-vjeçare, nënë e shtetasit të shpallur në kërkim.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga