web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet 42-vjeçari në Mamurras/ Mbante pistoletë pa leje në hotelin ku qëndronte

10 Prill 2026, 08:40, Kronika CNA

Arrestohet 42-vjeçari në Mamurras/ Mbante pistoletë pa leje

Një 42-vjeçar u vu në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Alias”, pasi mbante pa leje armë zjarri të llojit pistoletë, arrestohet në ambientet e hotelit ku qëndronte në Mamurras.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. alias A. Ll., iu gjet edhe sasi lënde narkotike kokainë.

Njoftimi:

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të punës operative dhe kontrolleve, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, duke mbajtur pa leje, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K. alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.

Në Mamurras, gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë, ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./CNA

 





Lajmet e fundit nga