web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë/ Makina përplas 17-vjeçaren

9 Prill 2026, 12:32, Kronika CNA

Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë/ Makina përplas

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tapizë-Fushë Krujë. Një 26-vjeçar, sipas informacioneve policore, ka përplasur me automjet një këmbësore, 17 vjeçe.

Kjo e fundit është në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia e Krujës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. Rr., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një këmbësore (shtetase 17 vjeçe) që është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /CNA





Lajmet e fundit nga