web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës

8 Prill 2026, 11:49, Kronika CNA

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e

Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës, pranë lagjes “Skënderbej”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të devijojë nga rruga dhe të bjerë në përroin anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë vetë nga mjeti pa pësuar dëmtime.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident./ CNA





Lajmet e fundit nga