web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia bën bilancin për marsin/ 96 operacione, 527 të arrestuar dhe mbi 50 kg kanabis

5 Prill 2026, 13:39, Kronika CNA

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndarë të dhënat e veprimtarisë policore përgjatë muajit mars 2026.

Bazuar në të dhënat zyrtare, në këtë periudhë:

-janë finalizuar 96 operacione, 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

-janë vënë në pranga 527 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme;

-janë sekuestruar 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak dhe janë goditur 3 grupe kriminale për trafikim të armëve të zjarrit;

-në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza Kokaine dhe  Heroine;

-janë sekuestruar gjithashtu, rreth 1.2 milionë euro asete dhe para me burime të dyshimta kriminale, 7 automjete të trafikuara në Shqipëri, si dhe mjete lundruese, dylbi, maska dhe radio si të Policisë;

-janë zbuluar 8 ambiente (6, të mbyllura dhe 2 sera) në Shkodër, Peqin dhe Shijak, ku kultivoheshin bimë narkotike. Për këto raste u asgjësuan një numër i konsiderueshëm  fidanë dhe bimë narkotike, dhe pajisjet që ndihmonin në kultivimin e tyre në ambientet e mbyllura;

-janë zbardhur 18 ngjarje kriminale, të cilat përfshijnë:

vrasje/plagosje me mjete prerëse, kanosje me armë zjarri të punonjësve të Policisë, djegie automjetesh/sipërfaqesh toke, aksidente me pasoja dhe vjedhje;

-janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste, të cilat përfshijnë:

ndalimin e shtetasve që lëviznin të armatosur në 8 raste, përshkallëzim të konflikteve fizike dhe/ose me armë, si dhe tentativa për vjedhje;

-janë goditur nga strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 10 raste, të cilat përfshijnë kontrabandim mallrash (ilaçe, naftë, veshje dhe pajisje), falsifikim dokumentesh, punësim të paligjshëm, informalitet dhe mashtrim duke përvetësuar padrejtësisht titull shtetëror;

-janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve/vjedhjeve me armë;

-janë finalizuar 6 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë ilegale, në shtete të BE-së;

-janë finalizuar 4 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, ushtrimit të prostitucionit dhe mbajtjes së ambienteve në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme;

-janë zbuluar 7 lokale ku në kundërshtim me ligjin, luheshin lojëra fati me cëlularë, kompjuterë dhe makineta;

Gjatë muajit mars:

-u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-u pezulluan 216 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

-u vunë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 3 934 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve paguan dyfishin e masës administrative maksimale dhe u penalizuan me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Durrësit goditi 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar efektivët, për të shmangur ndëshkimet për shkeljet e kryera dhe 3 raste të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë evidentuan dhe goditën gjatë muajit mars:

-18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,

-8 raste të trafiqeve dhe 2 raste të vjedhjeve.

-45 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve./CNA





Lajmet e fundit nga