web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

78-vjeçari në Korçë humbi jetën/ Dyshohet ngjarje kriminale

2 Prill 2026, 17:36, Kronika CNA

78-vjeçari në Korçë humbi jetën/ Dyshohet ngjarje

Policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore, por është ngjarje kriminale. 78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.

Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.

Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi. Hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë dhe vrasja për motive të tjera.

Në vendngjarje prej mëngjesit ka qenë edhe drejtori i policisë Vilson Bala, shoqëruar nga zëvendësdrejtori i krimeve Elton Halili dhe shefi i komisariatit Faik Ruko, për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes e për të gjetur elementë për zbardhjen e ngjarjes.





Lajmet e fundit nga