web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Shkodër/ Arrestohet 41-vjeçari

1 Prill 2026, 09:47, Kronika CNA

Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Shkodër/ Arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pas finalizimit të operacionit të koduar “Kosani”.

Në pranga është vënë shtetasi A.Sh., ndërsa bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën e vjetër të tij, u gjet një qese me lëndë të dyshuar kanabis, me peshë rreth 10 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.  

Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Kosani”.   

Sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka.    

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:    

-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj. 

Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga