web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy emigrantët e pajetë në Kamenicë/ Zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen

4 Prill 2026, 18:09, Kronika CNA

Dy emigrantët e pajetë në Kamenicë/ Zbardhen detaje të

Policia e Korçës ka ndarë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që u shënua këtë të shtunë, ku dy emigrantë u gjetën të pajetë në zonën e Kamenicës.

Sipas policisë, në vendin e quajtur "Qyngji", janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA





Lajmet e fundit nga