web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonte 13 emigrantë të jashtëligjshëm/ Arrestohet 27-vjeçari në Sarandë

3 Prill 2026, 11:53, Kronika CNA

Transportonte 13 emigrantë të jashtëligjshëm/ Arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi transportonte me automjet 13 emigrantë të jashtëligjshëm nga Egjipti.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë, dhe synonin të kalonin ilegalisht në vendet e tjera të BE-së.

Ndërkohë bëhet me dije se është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportohenin emigrantët.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni i koduar “Distanca”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 13 emigrantë nga Egjipti, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe synonin të kalonin në vendet e BE-së, kapet në flagrancë gjatë natës, në fshatin Xarrë, dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve intensive dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Distanca”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi:

-E. Y., 27 vjeç, banues në Patos.

Ky shtetas u kap në flagrancë, gjatë natës, në fshatin Xarrë, duke transportuar me automjet, 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë, dhe synonin të kalonin ilegalisht në vendet e tjera të BE-së.

Automjeti më të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /CNA





Lajmet e fundit nga