web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“U qëndroj deklarimeve”/ Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, "kokë më kokë" në GJKKO

7 Prill 2026, 15:43, Kronika CNA

“U qëndroj deklarimeve”/ Nuredin Dumani dhe Erion Alibej,

Në ambientet e Gjykats së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, janë ballafaquar kokë më kokë në kuadër të dosjes së njohur si “Plumbi i artë”.

Çështja ka të bëjë me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Gjatë seancës të dy të penduarit e drejtësisë u kanë qëndruar deklarimeve të tyre.

“Unë u qëndroj plotësisht deklarimeve që kam dhënë,” është shprehur Dumani, ndërsa Alibej ka theksuar: “Po, u qëndroj deklarimeve.”

Kjo seancë ballafaqimi pritet të jetë vendimtare për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për vlerësimin e dëshmive në një nga dosjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare./ CNA





Lajmet e fundit nga