web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të shiste armë zjarri/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

9 Prill 2026, 13:14, Kronika CNA

Tentoi të shiste armë zjarri/ Arrestohet 25-vjeçari në

Një 25-vjeçar që synonte të shiste armë zjarri, është vënë në pranga në aksin Pezë Helmës – Ndroq.

Në pranga është vënë shtetasi E.H., ndërsa bëhet me dije se pas kontrolleve në automjetin e tij është gjetur një kallashnikov.

Bëhet gjithashtu me dije se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, F. C., 19 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Dark Trade”.

Goditet një tjetër tentativë për të shitur armë zjarri.

Arrestohet një 25-vjeçar që lëvizte me automjet, në aksin “Pezë Helmës – Ndroq", për të shitur 1 armë zjarri (kallashnikov).

Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Si rezultat i punës operative dhe kontrolleve, të kryera nga Policia e Tiranës, me synim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet evidentimit të shpejtë dhe goditjes së tentativave për të shitur armë zjarri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Dark Trade”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Nga kontrollet në automjet u gjet 1 armë zjarri (kallashnikov) me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap.

Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga