web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes të rinjve në Korçë/ Përfundon në spital njëri prej tyre

14 Prill 2026, 10:47, Kronika CNA

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në lagjen nr.2 të qytetit të Korçës. Sipas burimeve, në konflikt janë përfshirë disa të rinj, të cilët kanë goditur me njëri-tjetrin me grushte, ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta.

Në spital ka mbërritur i dëmtuar një person, i cili sipas bluzave të bardha, ka dëmtime në trup. Dyshohet se pasi është goditur, është rrëzuar në kangjella dhe ka pësuar çarje. I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë bëhet me dije se të rinjtë e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja.

Nga ana e grupit hetimor, po sekuestrohen kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset e zonës, si edhe po pyeten persona që mund të kenë qenë prezentë në momentin e sherrit. Pritet një njoftim policie për detaje të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga