web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmohet Policia e Tiranës/ 2 telefonata për ngjarje të dyshimta

16 Prill 2026, 16:57, Kronika CNA

Alarmohet Policia e Tiranës/ 2 telefonata për ngjarje të dyshimta

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje këtë të enjte, pasi në sallën operative kanë mbërritur dy telefonata të dyshimta.

Bëhet fjalë për dy raste, një në Komisariatin Nr.1 dhe një në Yzberisht, më konkretisht për lëndë plasëse në automjet dhe situata tjetër për të shtëna me armë zjarri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B, pasi dje, ka njoftuar sallën operative duke pretenduar se në një automjet është vendosur lëndë plasëse. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se njoftimi ishte i rremë”.

“Rreth orës 13:00, një shtetas njoftoi sallën operative, se kishte të shtëna me armë zjarri, në Yzberisht. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se njoftimi ishte i rremë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që ka bërë njoftimin e rremë”,-njofton policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, bëhet me dije se njoftimet rezultuan të rreme, ndërkohë ndaj shtetasve të përshirë janë caktuar masa paraprake./CNA





Lajmet e fundit nga