web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosi rëndë një person me armë zjarri/ Arrestohet 22-vjeçari në Lezhë

16 Prill 2026, 12:36, Kronika CNA

Plagosi rëndë një person me armë zjarri/ Arrestohet

Një 22-vjeçar është arrestuar në Shëngjin pasi tri vite më parë në bashkëpunim me të vëllanë plagosi rëndë me armë zjarri një person. Në pranga është vënë shtetasi G.M., banues në fshatin Ishull Shëngjin.

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar 22-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë

Në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllanë, plagosi rëndë, një shtetas, kapet në Shëngjin, 22-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim për krim kundër personit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetje Operacionale dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapën në Shëngjin, shtetasin e akuzuar, G. M., 22 vjeç, banues në fshatin Ishull Shëngjin.

22-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në muajin gusht, 2023, në fshatin Gjadër, i ndaluari ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, shtetasin E. M. (të arrestuar në muajin nëntor, 2023), për plagosjen e rëndë, me armë zjarri, të shtetasit D. Gj..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga