web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Maliq/ Mësuesi gjendet i pajetë në rrugë, zbardhen detajet

16 Prill 2026, 21:45, Kronika CNA

E rëndë në Maliq/ Mësuesi gjendet i pajetë në

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ku një mësues ka ndërrtuar jetë si pasojë e infarktit kardiak.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në këtë zonë, u gjet i pajetë në rrugë.

Mësuesi me iniciale A.B. ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan, një zonë e largët e Maliqit.

Pas procesit mësimor, rrugës për tek makina, mësuesi dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Trupi po dërgohet në morgun e Spitalit të Korçës pas disa orësh, për shkak të distancës së largët dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë, ndërsa policia po kryhen veprimet për rastin./CNA





Lajmet e fundit nga