web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakër mjedisore/ Lumi i Tiranës "varroset" në inerte

29 Prill 2026, 13:24, Denoncim CNA

Shtrati i lumit të Tiranës dhe Rruga e Arbrit po përballen me ndotje dhe me një asgjësim të vërtetë mjedisor, që nis që në hyrje të këtij aksi rrugor.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së në 20 prill, ku theksohej se subjekte private dhe individë të papërgjegjshëm po hedhin sasi të pafundme dherash dhe inertesh anës rrugës dhe në shtratin e lumit.

Masakër mjedisore/ Lumi i Tiranës "varroset" në inerte

Menjëherë pas këtij sinjalizimi, kamera e CNA-së u zhvendos në periferi të kryeqytetit për të dokumentuar atë që konsiderohet një krim i hapur mjedisor.

Pamjet e filmuara dëshmojnë një katastrofë të vërtetë, mbetjet inerte kanë bllokuar tërësisht anën e rrugës, ndërsa prezenca e gomave dhe mbeturinave të tjera e ka shndërruar këtë zonë në një kosh gjigant mbeturinash.

Masakër mjedisore/ Lumi i Tiranës "varroset" në inerte

Kjo masakër mjedisore po shkatërron në mënyrë të pakthyeshme ekosistemin e periferisë, duke bllokuar edhe rrjedhën natyrore të ujit. Bizneset po e trajtojnë rrugën dhe lumin si një venddepozitim mbetjesh ndërtimi, duke përfituar nga mungesa e kontrolleve.

Masakër mjedisore/ Lumi i Tiranës "varroset" në inerte

CNA publikon këto pamje ekskluzive për të faktuar këtë skandal që ndodh në dritë të diellit, ku kamionët vazhdojnë të shkarkojnë dhera pa asnjë pengesë në çdo hapësirë të lirë anës rrugës./ CNA





Lajmet e fundit nga