
Të tjera dyshime të forta mbi vërtetësinë e CV-së publike të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, veçanërisht mbi datën e përfundimit të studimeve të tij Master janë zhvilluar së fundmi.
Kjo çështje pason një sërë kontradiktash të mëparshme lidhur me titujt dhe vlerësimet e pretenduara prej tij.
Sipas CV-së zyrtare, Veliaj ka përfunduar një Master në Studime Europiane në Universitetin e Sussex-it në vitin 2003, menjëherë pas përfundimit të studimeve Bachelor në Michigan në 2002.
CV e tij e gjeni në linkun më poshtë:
https://pushtetivendor.reporter.al/erion-veliaj-cv/
Megjithatë, një investigim nga “Ora”, i bazuar në komunikime zyrtare me universitetin britanik, si dhe duke respektuar çdo ligj të Mbretërisë së Bashkuar mbi informacionin publik, na mbërriti një përgjigje zyrtare, por që zbulon një tjetër fakt. Sipas përgjigjes së universitetit, emri i Erion Veliajt figuron në Broshurën e të Diplomuarve të dimrit të vitit 2006, dhe jo të 2003-it.

Ky ndryshim trevjeçar në datën e diplomimit ngre pyetje të rëndësishme. Në vitin 2006, Erion Veliaj ishte një figurë e njohur dhe politikisht aktive në Shqipëri, si drejtues i lëvizjes “Mjaft!”. Mbetet e paqartë se si mund të ketë përfunduar ai studimet në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë që ishte i angazhuar me kohë të plotë në Tiranë.

Gjithashtu, mbetet e paqartë arsyeja e deklarimit të një date më të hershme diplomimi në CV-në e tij.
Kjo nuk është hera e parë që kredencialet e z. Veliaj vihen në diskutim. Më parë, ai u kritikua gjerësisht për prezantimin e një certifikate mirënjohjeje si një titull të rëndësishëm “Grand Honoris Causa”.
Po ashtu, në shtator 2019, portali verifikues Faktoje.al zbuloi se pretendimi i tij për një çmim nga OKB-ja për Tiranën si një nga 10 qytetet me performancën më të mirë financiare, ishte i pavërtetë, pasi asnjë vlerësim i tillë nuk i ishte dhënë bashkisë gjatë konferencës “Bridge for Cities 4.0” në Vjenë.

Këto episode të përsëritura, nga titujt akademikë te çmimet ndërkombëtare, krijojnë një tablo shqetësuese rreth transparencës dhe integritetit të figurës së tij publike.
Ndërsa debati për diplomat dhe meritat e pretenduara vazhdon, z. Veliaj përballet gjithashtu me 13 akuza të rënda nga SPAK, duke e vendosur të ardhmen e tij politike nën një dritë edhe më të errët./oranews.tv
Prej disa ditësh CNA ka raportuar në lidhje me një skandal...
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku s...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Media investigative “Follow The Money” ka publikuar një ar...
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të...
Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denonci...
Problematika e radhës e transmetuar në emsionin “Stop”, mb...
Rasti i sotëm, më 22 prill në emisionin investigativ “Stop...
Pjesë e pasurisë së sekuestruar nga SPAK, Mirlinda Karçana...
Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sip...
Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet e SPAK në lidhje...
SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...