
Prej disa ditësh CNA ka raportuar në lidhje me një skandal që akuzon tri institucione si Doganat, Tatimet dhe AKU-në.
Një problematikë e konstatuar, por që nuk zgjidhet nga këto institucione që, ose janë të paafta, ose të korruptuara.
Verërat kontrabandë dhe false akuzojnë këto institucione, jo vetëm për milionat e eurove që mungojnë në buxhet, por si alarm për rrezikun e jetës së qytetarëve, pasi origjina e shumicës së tyre nuk dihet nga vjen. Bodrumet e Turqisë, jugu i Italisë apo zona e Kombinatit në Tiranë kanë mbushur tregjet me verëra false dhe jashtë çdo kontrolli.
Në investigimin tonë kemi mundur të zbulojmë se në disa dyqane dhe restorante në qendër të Tiranës tregtohen verëra pa pullë fiskale dhe pa siguri mbi përmbajtjen dhe origjinën e tyre.
Qarkullojnë sasi të konsiderueshme vere premium, të prezantuara si marka shumë të njohura franceze dhe italiane si Petrus, Sassicaia, Ornellaia, Masseto dhe Romanée-Conti, pavarësisht se prodhimi i tyre është shumë i kufizuar. Çmimet e tyre janë mjaft të larta, por në fakt nuk dihet se çfarë kanë brenda kur janë pa origjinë të kontrolluar, që nga prodhuesi deri te distributori. E njëjta situatë është edhe me pijet alkoolike të forta dhe shumë produkte të tjera konsumi të përditshëm.
Si funksionon kontrabanda
Këto produkte, sipas të dhënave të verifikuara, hyjnë në Shqipëri përmes kanaleve jozyrtare, nga Porti i Durrësit, Vlora, Shkodra, si dhe me rrugë tokësore nga Qafë-Thana, Kakavija etj. Të gjitha këto sasi kontrabandë dhe të falsifikuara shmangin kontrollet fiskale dhe nuk dihet origjina e tyre.
Verërat më pas shiten me çmime më të ulëta për të joshur konsumatorin, por pa pullë fiskale dhe pa garanci për origjinalitetin. Ekziston rreziku që këto produkte të jenë të falsifikuara dhe të pacertifikuara, duke rrezikuar si konsumatorin, ashtu edhe tregun zyrtar. Pasoja për shëndetin, dëme në buxhet, por edhe prishje e konkurrencës në treg.
Përveç mashtrimit të mundshëm tregtar, kjo situatë përbën edhe shkelje ligjore dhe trafikim të paligjshëm të produkteve.
Vetëm produktet me pullë fiskale dhe me distributor zyrtar apo me shoqërim dokumenti fiskal tregojnë që konsumatori po blen produktin e certifikuar, sepse kështu tregohet origjina e vërtetë e prodhuesit dhe distributorit të autorizuar. Produktet pa pullë fiskale dhe origjinë të kontrolluar, e garantuar nga distributori, mund të jenë thjesht shishe të mbushura në bodrume dhe nuk dihet çfarë përmbajtje të rrezikshme mund të kenë brenda në shishe.
Dyqane, restorante dhe magazina të fshehura që shesin produkte të tilla gjenden në Tiranë në disa zona apo në komplekse luksoze, në Vlorë në disa magazina, në Durrës dhe në Shkodër, etj. Në qytetet e tjera qarkullojnë sasi më të vogla nga shpërndarësit e këtyre kontrabandistëve apo falsifikatorëve.
Në treg qarkullojnë me mijëra shishe dhe doganat nuk i shikojnë, tatimet nuk i shikojnë, sepse doganierët dhe tatimorët i pinë vetë rëndom tavolinave dhe po ashtu as inspektorët e AKU-së nuk i shikojnë kur kontrollojnë./CNA
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku s...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Media investigative “Follow The Money” ka publikuar një ar...
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të...
Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denonci...
Problematika e radhës e transmetuar në emsionin “Stop”, mb...
Rasti i sotëm, më 22 prill në emisionin investigativ “Stop...
Pjesë e pasurisë së sekuestruar nga SPAK, Mirlinda Karçana...
Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sip...
Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet e SPAK në lidhje...
SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh ...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në autost...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në superstrad...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 27 persona në lid...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë janë përplasur ...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se...
Meteorologët kanë paralajmëruar se një fenomen i fuqishëm ...
Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritu...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, p...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për tak...
Nuk janë vetëm konsumatorët shqiptarë që paguajnë më shtre...