web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Nxjerrja e inerteve shkatërron urën në fshatin Muhurr/ Banorët denoncojnë rastin, por kërcënohen me jetë

30 Prill 2026, 19:45, Denoncim CNA

Në redaksinë e CNA ka ardhur një denoncim nga fshati Muhurr në Dibër. Denoncimi ka të bëjë me gjendjen e urës së fshatit mbi lumin Drin, e cila paraqet një rrezik për banorët e zonës për shkak të gërryerjes së lumit.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA, këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqe të ujit, për shkak të gërryerjes pa kriter të lumit. Kjo gjendje rrezikon deri në shembje të urës dhe të rrugës.

Gërmimet në shtratin e lumit Drin, sipas denoncimit, bëhen nga një gurore e ndodhur në fshat.

Banorët e fshatit si dhe drejtuesit e mjeteve të transportit publik e kanë shprehur shqetësimin e tyre, për gjendjen e urës dhe rrezikun që ajo sjell, dhe në institucionet vendore, por nuk ka ardhur asnjë reagim.

Video-Nxjerrja e inerteve shkatërron urën në fshatin Muhurr/

Madje, sipas denoncuesit, njëri prej banorëve është kërcënuar me jetë nga pronarët e gurores, pas ankesës së bërë në institucionet vendore.

Banorët e fshatit shprehen se kjo zonë frekuentohet dhe nga turistë të shumtë, për të bërë camping apo guida turistike të ndryshme. Gjendja e amortizuar e urës dhe rreziku për shembjen e rrugës bën që dhe turistët mos të shkojnë më në fshatin Muhurr të Dibrës.

Drejtuesit e mjeteve të transportit publik si dhe banorët e fshatit Muhurr bëjnë apel për ndërhyrje nga autoritet vendore të Bashkisë Peshkopi si dhe nga autoritetet qendrore për të parandaluar këtë masakër natyrore që po ndodh në lumin Drin. Ata shprehen se ndihen të rrezikuar nga marrja e inerteve në lumin Drin.

 





Lajmet e fundit nga