web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërdia me dherat po “mbyt” kryeqytetin/ Apel IKMT-së për të verifikuar masakrën mjedisore te lumi i Tiranës

29 Prill 2026, 14:10, Denoncim CNA

Në Tiranë po bëhet kërdia me hedhjen e dherave dhe IKMT, institucioni që ka për detyrë kontrollin e territorit, duket se ka mbyllur sytë.

Pas denoncimit të qytetarëve, CNA solli këtë të mërkurë një video ekskluzive që tregon se si periferia e kryeqytetit po shkatërrohet.

Subjekte private dhe individë të papërgjegjshëm po hedhin dhera dhe inerte vend e pa vend, duke e kthyer shtratin e lumit të Tiranës dhe anët e Rrugës së Arbrit në venddepozitime të paligjshme.

Kjo situatë alarmante po ndodh masivisht nga ndërtuesit, të cilët për të kursyer kostot po asgjësojnë ekosistemin e qytetit.

CNA i bën një apel të drejtpërdrejtë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si institucioni përgjegjës që duhet t’i kontrollojë këto subjekte, të verifikojë menjëherë situatën te fillimi i Rrugës së Arbrit dhe përgjatë lumit të Tiranës.

Kërdia me dherat po “mbyt” kryeqytetin/ Apel IKMT-së

Është koha që ky institucion të ndalojë kamionët që shkarkojnë inerte pa asnjë pengesë në zonat periferike dhe të identifikojë ndërtuesit apo individët që po kryejnë këtë krim mjedisor.

Ky nuk është një rast i izoluar, ndaj IKMT duhet të zgjohet dhe të ushtrojë funksionin e saj në të gjithë kryeqytetin, ku akset rrugore, zonat e gjelbra dhe rrjedha e ujit po kthehen në landfille private dherash.

Kërdia me dherat po “mbyt” kryeqytetin/ Apel IKMT-së

Pyetja që shtrojmë sot përmes këtyre pamjeve është e thjeshtë, ku është IKMT dhe pse lejohet kjo masakër mjedisore?!/ CNA





Lajmet e fundit nga