web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1 Maji i krizës/ Frutat dhe perimet shndërrohen në produkte luksi

1 Maj 2026, 13:49, Denoncim CNA

Ndërsa e gjithë bota feston 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në tregjet e Tiranës atmosfera është e zymtë.

Një vëzhgim i CNA-së i kryer në terren zbulon një realitet tronditës, ku shporta bazë e ushqimit është shndërruar në një luks të paarritshëm për pjesën më të madhe të popullsisë.

Sipas vëzhgimit të CNA-së të kryer këtë të premte në marketet e kryeqytetit u pa se çmimet kanë pësuar një rritje që sfidon çdo arsye ekonomike të xhepit të qytetarëve.

Qershia, fruti simbol i stinës, kryeson listën e shtrenjtimit duke u shitur me një çmim skandaloz prej 1100 deri në 1500 lekë për kilogram.

1 Maji i krizës/ Frutat dhe perimet shndërrohen në produkte luksi

Po ashtu, kumbulla ka arritur shifrat nga 500 deri në 600 lekë, ndërsa avokadoja tregtohet nga 400 deri në 500 lekë. Dita e punës të ikën me një pjatë qershi e kumbulla, megjithëse nga luksi i tyre të mpihen dhëmbët. Për pensionistët ato janë "të ndaluara".

1 Maji i krizës/ Frutat dhe perimet shndërrohen në produkte luksi

Edhe frutat që dikur cilësoheshin si të zakonshme, sot kanë çmime të kripura, molla varion nga 170 deri në 420 lekë, dardha kushton 300 lekë, ndërsa bostani ka arritur në 360 lekë për kilogram.

As produktet bazë të shportës nuk mbeten pas, ku limoni tregtohet me 300 lekë, luleshtrydhja nga 150 deri në 200 lekë, ndërsa portokalli, banania dhe domatja luhaten nga 170 deri në 180 lekë për kilogram.

1 Maji i krizës/ Frutat dhe perimet shndërrohen në produkte luksi

Si mund t'i provojë frutat një pensionist, një familje me të ardhura të ulëta, apo qoftë edhe të mesme, përballë këtyre shifrave?!

Në një ditë kur duhet të festohet dinjiteti i punës, qytetarët ndihen të braktisur nga mekanizmi kontrollues i shtetit. Për shtresat e mesme dhe të ulëta, tavolina e festës së 1 Majit është më e varfër se më parë.

Pensionistët, të cilët kanë kontribuuar një jetë të tërë për këtë vend, ndihen të revoltuar pasi mundi dhe djersa e tyre nuk mjafton as për blerjet më bazike. Ata që punojnë thjesht i shëtisin me sy, nuk ua u çojnë dot një pjatë qershi fëmijëve në tavolinë. 

1 Maji i gjen punonjësit shqiptarë, jo duke kërkuar një jetë më mirë, por duke punuar për të pasur ushqim mjaftueshëm, ama pa fruta në tavolinat e tyre./ CNA





Lajmet e fundit nga