Dhunohet fëmija në Shtëpinë e Foshnjes/ Nisin hetimet për ngjarjen e rëndë
Emisioni investigativ “Stop”, këtë të mërkurë, më 6 maj, t...

Rasti i trajtuar sot, më 7 maj, në emisionin investigativ “Stop”, në Tv Klan lidhet një situatë problematike në spitalin e Këlcyrës ku pacientët përballen me mungesën e medikamenteve bazë dhe detyrohen t’i blejnë vetë në farmaci edhe barnat më të domosdoshme.
Gjatë një vizite të kryer në ambientet e spitalit, një pacient paraqitet me gjendje të fikti dhe mjekja vendos t’i bëhet një glukozë 5%, ndërsa njëkohësisht kërkon, që familjarët të blejnë në farmaci “Omeprazol” dhe “Ringer”, pasi spitali nuk i disponon.
Mjekja pranon, se mungesat janë të vazhdueshme për shkak të buxhetit të kufizuar, duke deklaruar, se fondet që i vijnë institucionit janë të pamjaftueshme për nevojat e përditshme.
Infermierja konfirmon gjithashtu mungesën e preparateve të nevojshme, ndërsa në farmaci rezulton, se disa nga ilaçet nuk gjenden.
Kjo bën, që pacientët të rikthehen sërish me barnat e blera privatisht për të marrë trajtimin.
Personeli shpreh shqetësim për mungesën e furnizimeve dhe buxhetin e ulët, duke theksuar, se fondet nuk mbulojnë nevojat vjetore të një institucioni shëndetësor.
Përmendet gjithashtu mungesa e barnave jetike si antivipera, të cilat, sipas stafit, kanë kosto të lartë dhe shpesh nuk përdoren për shkak të skadimit, ndërsa rastet emergjente mbeten të pambuluara.
Episodi 1: Vizita në spital
Qytetari: Si jeni? Spitali i Këlcyrës?
Infermierja: Po, këtu!
Qytetari: Ky këtu është?
Infermierja: Po!
Infermierja: Do vesh lart te doktoresha?
Qytetari: Te kush doktoreshë?
Infermierja: Në kat të dytë! Ngjitu lart! Është një mjeke aty.
Qytetari: Si e ka emrin ajo?
Infermierja: Doktoreshë Erveheja!
Doktoresha: Ç’a kishe?
Qytetari: Kshu si gjëndje të fikti.
Doktoresha: Hajde! Hajde! Se është ky djali sëmurë xha Bako. Të bëjmë një glukozë 5%, se e nxjerr shumë shpejt. Po shumë mirë është 12 me 4. Tani hajde poshtë, të zbresim tek ato infermieret edhe që të flasim! Ke njeri them, të shkojë në farmaci, të marri çikë “Omeprazol”, se unë s’kam poshtë!
Qytetari: Po pse s’keni?
Doktoresha: S’ka mo, kaq fonde ka qeveria.
Qytetari: Po vete e ble vetë, po hë.
Doktoresha: Po, a mundesh ti?
Qytetari: Po do vete, ça të bëj.
Doktoresha: Mundem të dërgoj ndonjërin.
Qytetari: Po, ç’a duhet të ble?
Doktoresha: “Omeprazol”, “Ringer”.
Doktoresha: Do një kshu ai.
Infermierja: Ç’a?
Doktoresha: Do një “omeprazol”, “Ringer”, po t’i keni mundësitë, që t’i kesh aty ti, t’i bëj dhe pastaj vete ua merr ai, ja u sjell.
Infermierja: “Ringer” unë nuk kam.
Doktoresha: Po “Omeprazol”?
Infermierja: Offf..!
Doktoresha: Duhet bërë edhe një “Glukozë” 5%!
Infermierja: Po pse s’ia vure në recetë?
Qytetari: Po pse ju kanë lënë pa ilaçe juve?
Doktoresha: Eh po kshu janë, s’sjellin fonde, sjellin shumë pak. Lëre, se aq n’vështirësi ndihem me njerëzit, përballemi, se nuk të kuptojnë të gjithë. Mendojnë, se e bëjmë për lekë, se e bëjmë për ashtu…Po ç’na intereson ne, ne ilaçe të kemi, ja për njerëzit i kemi, s’kemi ç’i duam.
Doktoresha: Do i bësh edhe një kshu, hë, se keni aty juve “Glukozë” 5%.
Infermierja: Jo, Jo! Ncuq! Dërgo atë shokun, që të rrish të qetësohesh pak, se nuk je në gjëndje!
Qytetari: Tek cila farmaci t’i marr, moj?
Doktoresha: Tek këtu, tek pallatet!
Infermierja: Ku të duash, janë dy!
Doktoresha: Te vajza!
Infermierja: Është edhe një mu këtu poshtë, ku janë taksitë.
Episodi 2: Blerja e ilaçeve në farmaci
Qytetari: Ç’a ka shkruajtur ajo doktoresha aty?
Farmacisti: S’kam glukozë.
Qytetari: Hë?
Farmacisti: Nuk ka nga kjo e fundit, “Upadril” dhe “Omeprazol” janë, “Glukozë” nuk ka. Ç’a kishe?
Qytetari: “Glukoza”, ç’a është?
Farmacisti: Serum, po është me sheqer.
Qytetari: Po kjo tjetra?
Farmacisti: Kjo është e përzier “Ringer” edhe “Omeprazoli”.
Qytetari: Sheqer me minerale është kjo?
Farmacisti: Eh…
Qytetari: E ku ta gjej këtë “Glukozën” unë?
Farmacisti: S’para e përdorim këtë, nuk e përdor, se kam frikë nga diabeti.
Qytetari: Po mirë, bëmë ato dy të parat! Po kjo, për ç’a është kjo?
Farmacisti: Kjo është për stomakun.
Episodi 3: Kthimi në spital, për të marrë mjekimin
Infermierja: Ik ulu në krevat te dhoma këtu, e rri!
Infermierja: Hajde!
Qytetari: Këtë krahun këtu?
Infermierja: Hë, kë të duash ti!
Qytetari: Edhe ju kshu, që vuani me këto ilaçet…
Infermierja: Ç’a të bëjmë?! Kshu ka qenë gjithmonë këtu. Bëje dorën grusht fort! Ashtu!
Qytetari: Këtë drejtoreshën këtu, thuaji kot, që je.
Doktoresha: Po ç’a të bëjë e shkreta, s’ka faj. S’ka faj edhe ajo. Ashtu i sjellin buxhetet. I kanë bërë buxhetet nga 700 mijë lekë, 800 mijë lekë. Ça mund të blesh tërë vitin o vlla? Ja më thuaj mua ti, se janë 360 ditë. 360 ditë, ja më thuaj ti, një ultrakorten bën 2500 lekë. E di ti, sa n’vështirësi gjendemi me njerzit, se thonë, që bëhen, nuk ashtu, po nuk kanë faj dhe mbajmë noi gjë kshu, që të jetë për shembull, kur s’është farmacisti, se natën hë, ku do ta gjesh. Sa herë ne ua blejmë vetë.
Qytetari: Po ta ngrejë o zërin, të kërkojë!
Doktoresha: Po ç’të kërkojë mo?! Këta i gënjyen, sa u japin vota edhe… Epo këtu i kanë ulur, i kanë zvogëluar, zvogëluar buxhetet edhe i kanë bërë…
Qytetari: Spitali do ilaçe më, ja e helmoi gjarpri, a ku di gjë unë, e pickoi nai merimangë…
Doktoresha: Për antiviperën po diskutonim, për antiviperën. Më përpara e merrnim është 300 mijë lekë tani, kur të lë ai, 700-800 mijë lekë më thuaj ti, ç’a mund të bësh. Ja e mora antiviperën 300-d, nuk e përdora, iku ai do flaket, do skadojë, pastaj./ Tv klan
Emisioni investigativ “Stop”, këtë të mërkurë, më 6 maj, t...
Emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme, më 5 maj, transmetoi n...
Ditën e premte, më 8 maj, ora 14:00, në Gjykatën Administr...
Rasti i dytë i publikuar nga emisioni investigativ “Stop” ...
Rasti i publikuar sot, më 5 maj në emisionin “Stop” në Tv ...
Rasti i publikuar sot, më 5 maj, në emisionin “Stop”, në T...
Në redaksinë e CNA-së ka ardhur një denoncim i gjatë në li...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ditën e sotme, më 4 maj, trajt...
Ndërsa e gjithë bota feston 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare t...
Në redaksinë e CNA ka ardhur një denoncim nga fshati Muhur...
Në Tiranë po bëhet kërdia me hedhjen e dherave dhe IKMT, i...
CNA një ditë më parë, më 28 prill, denoncoi një ngjarje, n...
Shtrati i lumit të Tiranës dhe Rruga e Arbrit po përballen...
Të tjera dyshime të forta mbi vërtetësinë e CV-së publike ...
Prej disa ditësh CNA ka raportuar në lidhje me një skandal...
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku s...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...