Në redaksinë e CNA-së ka ardhur një denoncim i gjatë në lidhje me zgjedhjet e anuluara të dielën në degën e PD-së në Korçë.
Situata duket të ketë qenë edhe më problematike sesa u raportua në media dhe bëhet fjalë për pengmarrjen e PD-së dhe rrethimin e selisë me persona me precedentë penalë, narkomanë dhe njerëz të botës së krimit. CNA po publikon të plotë denoncimin, të cilin ia ka drejtuar me pyetje edhe drejtuesit të PD-së në Qarkun e Korçës, Ivi Kaso.
Më datën 3 maj, ditën e diel, në Korçë, ishin paralajmëruar zgjedhjet e degës së Partisë Demokratike. Megjithëse kryetari kishte vetëm dy vjet që ishte zgjedhur, dega e PD-së në Korçë u fut në proces zgjedhor për shkak të rezultatit të dobët të vitit 2025. Disa emra shpallën kandidaturën dhe në Korçë prej javësh filloi një konflikt i neveritshëm. Me mbështetjen e Ervin Salianjit, i dënuar si mashtrues nga gjykata, “Babalja” i famshëm, doli kandidati Bravaldi Xhafka. Ky i fundit u mbështet edhe nga deputeti Fidel Kreka.
Në momentin e vendosjes zyrtarisht të kandidaturave nga kryesia e PD-së në qendër, emri i Bravaldi Xhafkës nuk u soll si kandidaturë në Korçë. Në këtë moment, Salianji, Xhafka dhe Kreka filluan një sulm të pështirë, duke mos pranuar faktin që kandidatura e Bravaldi Xhafkës ishte njeriu i Ervin Salianjit dhe që ishte keqpërdorur në situata të ndryshme. Kandidati që nuk u lejua të ishte zyrtarisht në garë i fryu një përçarjeje të ndyrë fetare, duke pretenduar se nuk u la kandidaturë se ishte mysliman.
Gjëja më e neveritshme, më e pështirë dhe më e ndyrë e fryrë ndonjëherë në PD-në e Korçës. Në rast se një i ri 32-vjeçar e bën nga mendja e tij ka kohë dhe ta korrigjojë, por në rast se keqpërdoret nga “Babalja”, pra Salianji, për inatet e tij dhe paaftësinë e tij për të qenë pjesë e PD-së, pasi u dënua si mashtrues, u keqpërdor dhe u hodh si leckë nga politika, është edhe më keq për një njeri si Bravaldi.
Pas qëndrimit të tij publik, të dielën në Korçë u lanë dy kandidatura: ajo e Irvin Bodes dhe Harito Zotos. Kandidatura e dytë sërish me mbështetjen e deputetit Fidel Kreka dhe “i dalë nga sqetulla” e Ervin Salianjit. Në fakt, pjesa më e neveritshme e asaj gare ishin sulmet dhe nxitja e një fryme përçarjeje fetare, por u duk se u tejkalua.
Megjithëse, në fakt, situata u rëndua edhe më tej. Ditën e zgjedhjeve, në momentin që listat u hapën dhe shkuan të votonin anëtarët e Partisë Demokratike dhe drejtuesit e strukturave, filluan një pas një incidentet. Selia e Partisë Demokratike në Korçë u rrethua nga banditë dhe kriminelë, shpërndarës droge, përdorues kokaine dhe lëndësh narkotike, individë me precedentë penalë të policisë mësynë brenda dhe qëndronin në krah të deputetit Fidel Kreka. Enturazhi i tij prej 5 apo 10 vetash bllokoi zgjedhjet me pretendimin se disa prej emrave mungonin në listë.
Në fakt, kudo ka pasur një zgjidhje dhe listat kanë shpesh probleme. Ata emra të cilët mungojnë mund të shkruhen në një procesverbal, merret një vendim i dytë dhe mund të votojnë më vonë. Jo çdo njeri që nuk e gjen emrin në listë shkon dhe voton. Në rast se ka zgjedhje parlamentare dhe s’ka emrin në listë, ku shkon, ku voton? Se ka ndodhur në Shqipëri. Nuk prishet procesi, nuk shkatërrohen zgjedhjet, sidomos brenda forcës tënde politike.
Të bësh atë që bëri Fidel Kreka dhe banditët e tij, të kamufluar me petkun e militantit të PD-së, është t'i shërbesh kundërshtarit, t'i shërbesh Niko Peleshit, t'i shërbesh Partisë Socialiste, asgjë më shumë se kaq.
Lajmi në të gjitha mediat ishte se PD nuk kishte lista, pa folur pastaj për videot me zhurmë, me sharje, ku individët silleshin si të çmendur, ku pjesë të grupeve kriminale qëndronin te selia e PD-së së Korçës.
Shpërndarës kokaine dhe droge, njerëz të skeduar nga policia, siç e përmendëm dhe më lart, persona me precedentë penalë shkuan dhe morën peng selinë e PD-së. Ivi Kaso nuk pati kurajën ta theksonte këtë, kërkoi të menaxhonte situatën, nuk mundi dot.
Zgjedhjet në Korçë u shtynë, u anuluan, sepse atje u dëgjua një zë gjatë konflikteve që thoshte: “nuk lejojmë më ta merrni ju PD-në e Korçës, ne do të bëjmë siç duam ne”. Kush janë këta që bëjnë siç duan ata? A mundet një grup banditësh të keqpërdorur nga Niko Peleshi, ushtarë të bindur të Ervin Salianjit, të marrin peng Partinë Demokratike në Korçë?
Më keq akoma, të nxisin një përçarje fetare. Pasi nuk mundën dot të jenë pjesë e garave, i frynë një zjarri të neveritshëm. Janë gati të bëjnë çdo lloj veprimi, kërcënimi, kanosjeje... Për ata që nuk e dinë, komisioni i zgjedhjeve në PD-në e Korçës ishte i kërcënuar, ishte i kanosur, edhe pse Ivi Kaso nuk ka kurajë ta thotë apo të përmendë emrat e banditëve, të dalë në një konferencë shtypi dhe t’i denoncojë.
Kush janë kriminelët dhe banditët që qëndrojnë pas Fidel Krekës? I di gjithë Korça.
Kush janë kriminelët dhe banditët që mbështeten Ervin Salianjin?
Kush janë këta persona me precedentë penalë që shkatërruan zgjedhjet në Partinë Demokratike për interesat e Ervin Salianjit, për interesat e Fidel Krekës dhe në finale për interesat e Niko Peleshit?
I di gjithë Korça. Vetë kini kurajo e publikojeni këtë denoncim.
PD-në në Korçë e mori peng një grup kriminelësh, persona që i udhëhiqte Fidel Kreka, deputet i Partisë Demokratike. Dhe kur opozita, Partia Demokratike, nuk ka kurajë të denoncojë llumin që e uzurpon sot, nesër nuk do të mundet kurrë të vijë në pushtet, ose do të jetë më keq se partia që qeveris vendin, që demokratët sot e akuzojnë për lidhje me krimin. Çfarë ishin ata që morën peng Partinë Demokratike në Korçë?!
Megjithëse nuk u denoncuan në polici, as më shumë as më pak, një grup i strukturuar kriminal, drogaxhinj, persona me precedentë penalë që udhëhiqeshin nga deputeti Fidel Kreka, me të cilin, në fakt, PD-ja duhet të përballet ose për ta ndarë nga krimi dhe bandat që të shpëtojë Partia Demokratike, ose duhet të zgjedhë të bashkëjetojë me këtë individ që fitoi deputet si pjesë e listave të hapura, por që nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm një injorant, i paaftë e një analfabet më shumë në Parlamentin shqiptar, që përdor të tillë individë dhe kërkon të marrë peng Partinë Demokratike në Korçë.
Larg skemave dhe intrigave nuk qëndron dhe deputetja tjetër Ledina Alolli, e cila në këtë rast “hedh gurin dhe fsheh dorën” duke u bërë pjesë e pengmarrësve dhe banditëve që bllokuan zgjedhjet në PD-në e Korçës, theksohet në denoncimin e ardhur në redaksinë e CNA.
CNA do ta zbardhë më tej ngjarjen pas denoncimit, se çfarë ndodhi dhe kush e mori peng selinë e Partisë Demokratike në Korçë /CNA




Emisioni “Stop” në Tv Klan, ditën e sotme, më 4 maj, trajt...
Ndërsa e gjithë bota feston 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare t...
Në redaksinë e CNA ka ardhur një denoncim nga fshati Muhur...
Në Tiranë po bëhet kërdia me hedhjen e dherave dhe IKMT, i...
CNA një ditë më parë, më 28 prill, denoncoi një ngjarje, n...
Shtrati i lumit të Tiranës dhe Rruga e Arbrit po përballen...
Të tjera dyshime të forta mbi vërtetësinë e CV-së publike ...
Prej disa ditësh CNA ka raportuar në lidhje me një skandal...
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku s...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Media investigative “Follow The Money” ka publikuar një ar...
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të...
Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denonci...
Problematika e radhës e transmetuar në emsionin “Stop”, mb...
Rasti i sotëm, më 22 prill në emisionin investigativ “Stop...
Pjesë e pasurisë së sekuestruar nga SPAK, Mirlinda Karçana...
Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sip...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...