web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbështetës të Salianjit dhe zyrtarë të Niko Peleshit tentojnë të prishin zgjedhjet e PD-së në Korçë

3 Maj 2026, 13:30, Aktualitet CNA

Në qytetin e Korçës sot kanë filluar zgjedhjet për kryetarin e degës, një garë që duket të jetë jo e fortë por shumë problematike pas përjashtimit nga qënia pjesë e procesit të Bravald Xhafkës, një nga mbështetësit e Ervin Salianjit.

Ky i fundit akuzuar edhe nga ish-kryeministri Berisha për lidhje me grupe kriminale, i shitur në burgun e Fierit dhe tani edhe i përdorur nga pronari i televizionit, “Fania” që të afrohet me Ramën.

Në Korçë ka ndodhur një fenomen në lista mungojnë emra socialistësh apo individësh të angazhuar në zgjedhjet e fundit në fushatë e kundërshtarëve të Partisë Demokratike edhe partive të tjera.

Kjo sipas statutit të PD-së, e cila ka bërë dhe një filtrim të listës, por mesa duket Salianji kërkon t’i shkojë deri në fund luftës së tij me mullinjtë e erës thjesht dhe vetëm për të prodhuar lajme dhe për të qenë në qendër të vëmendjes.

Njerëzit që protestojnë janë individë që punojnë në administratë dhe të njohur si mbështetës të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi në zgjedhjet e fundit dhe të angazhuar në stafin e ngushtë të kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo.

Disa prej tyre janë dhe njerëz me pagesë dhe të stimuluar nga mazhoranca për të krijuar incidente të qëllimshme, ku zyrtarët e pushtetit vendor dhe PS-së paguajnë, ndërsa Ervin Salianji vendos shërbëtorët e tij për të prishur zgjedhjet në degën e PD-së në Korçë.

Këta mbështetës të Salianjit, kanë mbështetur dikur edhe Lulzim Bashën. Më pas kur e panë që Basha iku, qëndruan pas Salianjit dhe kapën dhe një vend deputeti, me një analfabet, disa prej tyre persona me precedentë penale dhe lidhur me grupe kriminale droge, fajdesh dhe bixhozi. 

Tani këta personazhe të botës së krimit po kërkojnë të marrin peng PD-në e Korçës, për interesat e një personi të akuzuar për lidhje me grupet kriminale, dhe i përdorur për të rregulluar marrëdhëniet e Irfan Hysenbelliut me Edi Ramën. /CNA





Lajmet e fundit nga