Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në një deklaratë të tij për mediat, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka theksuar se çështja e inceneratorit të Tiranës dhe landfillit është përgjegjësi e atyre që kanë bërë gabim dhe bashkia do të vazhojë të paguajë paratë për të ecur me landfillimin e mbetjeve.
Veliaj ka theksuar se kush ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi.
Kryebashkiaku i Tiranës duhet të kuptojë se çështja e inceneratorëve nuk është gabim dhe pse për gabimin mbahet përgjegjësi, por është një faj penal, është një korrupsion dhe është një aferë korruptive.
Në rast se nuk e di, shifrat e marra nga kjo kontratë koncensionare, nga kompania janë në vlerën e 110 milionë dollarëve dhe për 30 vite të ardhurat mund të shkojnë deri në 900 milionë dollarë.
Pra, nuk është gabim të japësh me koncension një shërbim i cili mund të bëhej nga shteti dhe mund t’i sillte këtij fitime të mëdha, apo mund të bëhej me tender të hapur, ankand ndërkombëtar, me kompani serioze, të cilat sot mund ta kishin ndërtuar inceneratorin që në rast se, Veliaj nuk e di, duhet të mësojë se nuk ekziston.
Ashtu siç ka shkuar në Sharrë, mund të shkojë dhe ta shohë ku është sot pas 6 vitesh inceneratori, qoftë me afat të vitit 2023 apo me afat të vitit 2025.
Së paku brenda 1 apo 2 viteve të para, njëra nga linjat duhet të kishte filluar të funksiononte, por investimet në dy vitet e para duhet të ishin rreth 80 milionë euro.
Dikush duhet ta kontrollonte investimin, kontratën. Nga ana tjetër janë 110 milionë euro të ardhura.
SPAK ka verifikuar dhe deri tani ka deklaruar rreth 5 milionë euro , të cilat i quan evazion fiskal me fatura false. Por ajo është vetëm pjesa e parë e asaj që ka bërë SPAK duke çuar në sekuestrimin e landfillit të Sharrës, se inceneratori nuk ekziston.
Abuzimi pritet dhe dyshohet të jetë shumë herë më tepër. Janë dhjetëra fatura fiktive, janë miliona euro të paguara për mediat, janë shpenzime të bëra nga nënkontraktimi, në rast se kryebashkiaku nuk e di, me miliona euro.
Kompania koncensionare nuk ka patur struktura të mirëfillta të saj pra, makineri dhe mjete por gjithmonë ka nënkontraktuar, ka marrë fitime dhe në 6 vite fitimi i saj i deklaruar është rreth 25 milionë dollarë. Investimi i saj i pretenduar është 30 milionë dollarë , janë 55 milionë dollarë, ndërkohë që 55 milionë dollarë të tjerë deklarohen shpenzime dhe këtu vetëm 5 milionë euro janë gjetur me fatura fiktive.
Janë ende 50 milionë dollarë të tjera duke u hetuar. Prandaj, kryebashkiaku bën mirë që i qëndron përballë debatit politik për çështjen e inceneratorëve, po sa më shumë e justifikon, aq më keq për të dhe për këdo që është përfshirë në këtë aferë.
Afera e inceneratorëve ka një faturë me një kontratë koncesionare të firmosur, ku shteti do paguante 300 milionë dollarë vetëm për Tiranën në 30 vite. Por janë shtuar edhe bashkitë e qarkut të Durrësit, është shtuar bashkia Kavajës, e Vorës, do shtohet Shijaku, së afërmi dhe Kamza, mos lemë mënjanë të ardhurat nga privati që janë sa dhe më shumë se ato të shtetit.
Deklarimi i fitimit nga kompania është rreth 30 %, një fitim që mund ta kishte bërë shteti në menaxhimin e kësaj kompanie apo në rast se do t’i kishin pasur sytë e hapur dhe veshët për të dëgjuar dhe vërtetuar se çfarë do të kishte ndodhur me këtë aferë, kostot që do të paguante shteti shqiptar në 30 vite, nuk do të ishin 450 milionë euro, por do të ishin shumë më pak sepse kompania ka të ardhura dhe fitime miliona euro edhe nga privati, nga dherat, nga shitja e plastikës, e plehut, e skrapit, e të tjera si këto.
Inceneratori i Tiranës nuk është një gabim 500 mijë lekë apo 1 milion lekë, por është një kontratë koncensionare qindra miliona euro, që përtej çdo debati politik midis të majtës të djathtës, Veliajt, Ramës, Berishës, Bashës apo vetë mediave me njëra-tjetrën, fakti është një dhe vetëm një: inceneratorët janë një zullum korrupsioni, një aferë tashmë e provuar që po kërkohet të justifikohet.
Në 30 vite kompania koncensionare do të merrte qindra miliona euro nga shteti dhe shteti, zyrtarët e saj kanë përgjegjësi sepse nuk kanë qenë gardianët e taksave të mbledhura të qytetarëve për të firmosur një kontratë shërbimi, e cila duhet të ishte në favor të Bashkisë, në favor të Shtetit, në favor të qytetarëve, kuptohet edhe me fitimet e duhura të llogaritura të kompanisë.
Jemi përballë faktit që kompania nuk ka mundur dot të sigurojë financimin dhe në SPAK deklarohet vetë nga aksionerët që janë falsifikuar dokumentat e tyre, janë falsifikuar letrat, është mashtruar shteti shqiptar që nga themelimi i mëmës në Holandë.
Kush mban përgjegjësi për këto 110 milionë euro të qarkulluara deri më tani, pa pasur asnjë lekë, por me kredi dhe me fatura false, me mashtrim? Dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Çështja e inceneratorëve nuk mbyllet as sot dhe as nesër. Ka filluar dje, por koha e kësaj afere për t’u mbyllur do të jetë shumë e gjatë dhe do të na tregojë se zullumi ka qenë shumë i madh.
Të paktën tani u ndal sepse do të administrohet nga shteti. Ku do të shkojë, të presim dhe të shohim, por nuk është thjesht dhe vetëm çështje gabimesh, por është aferë korruptive./ CNA
“Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.”...
Prishi rehatinë e gushtit për turravrapin e thasëve të...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjen në Mal...
Afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha ko...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Bel...
Mëngjesin e sotëm ka patur radhë kilomterike automjetesh n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarje...
Për të dytën ditë radhazi në fushgropën e Korçës është reg...
5 netë magjike ju presin në Korçë! Në datat 16-20 gusht, B...
Mesdheu Qëndror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të m...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dukej e pa...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësa...
Media prestigjioze, Daily Mail i ka kushtuar një artik...
Menaxherët e dy lokaleve në Sarandë janë proceduar në ...
Zyrat e aplikimit “Identitek” për dokumente biometrike do ...
Si çdo vit, edhe këtë vit, Vodafone po i bën pushimet e tu...
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Këtë vit ka pasur fluks të lartë turistik. Vetëm gjatë mua...
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, ka vi...
Shumë kanë dëgjuar, shumë kanë lexuar, debat mes media...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...