Foto - Rita Ora shkëlqen me bikini rozë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dukej e pa...

Mesdheu Qëndror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të migrantëve të parregullt në Bashkimin Europian, njoftoi të premten Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.
Sipas raportit, numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit 13% në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në rreth 176100, shifra më e lartë për periudhën janar-korrik që nga viti 2016.
Sipas FRONTEX-it rritja u ndikua tërësisht nga numri i mbërritjeve përmes Mesdheut Qendror, i cili mbetet rruga kryesore e migracionit në Bashkimin Europian dhe përbën më shumë se gjysmën e të gjitha zbulimeve në kufijtë e BE-së.
Mesdheu Qëndror kishte 89000 kalime të parregullta të migrantëve të raportuara nga autoritetet kombëtare, në shtatë muajt e parë të 2023, totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë që nga viti 2017, me nje rritje mbi 115%.
“Rritja e numrit të migrantëve në këtë rrugë mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm me kontrabandistët që ofrojnë çmime më të ulëta për migrantët që nisen nga Libia dhe Tunizia në mes të konkurrencës së ashpër midis grupeve kriminale", vlerëson raporti i FRONTEX-it.
Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme, thotë raporti.
Raporti i referohet të dhënave të Organizatës Botërore për Migracionin IOM, ku thuhet se më shumë se 2060 migrantë u zhdukën në Mesdhe, midis janarit dhe korrikut, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror.
Mbërritjet e migrantëve në të gjitha rrugët e tjera migratore shënuan rënie nga një vit më parë, duke filluar nga 2% në Mesdheun Perëndimor deri në 29% në rrugën e Mesdheut Lindor.
Gjatë periudhës janar-korrik, rruga e Ballkanit Perëndimor, rruga e dytë më aktive me më shumë se 52200 kalime migrantësh të parregullt, pësoi një rënie prej 26%, kryesisht për shkak të politikave më të shtrënguara të vizave, thotë FRONTEX-i.
Siaps raportit të FRONTEX-it rreth 2800 oficerë të trupave këmbësore dhe staf janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europain dhe luftimin e krimit ndërkufitar.
Shqipëria si pjesë e Rruëgs Ballkanike të kalimit të migranëtve të parregullt vijon të njohë prurje sidomos nga kufiri grek.
Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar sipas policisë kufitare shqiptare rreth 3600 migrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës në kufirin greko shqiptar.
Në korrik autoritetet vunë në shërbim Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për migrantët në pikë kufitare duke e parë si nevojë për akomodimin prej fluksit të shtuar të migrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia.
Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për migranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019.
Këtë vit janë shtuar incidentet me kontrabandistët e migrantëve ku janë zhvilluar sipas të dhënave policore rreth 68 operacione me bllokimin e qindra migrantëve të parregullt dhe ndalimin e dhjetëra kontrabandistëve.
Rrjete e organizimit të transportit të migrantëve nga hetimet policore rezultojnë se veprojnë në të dy anët e kufirit shqiptaro- grek.
Kundrejt shumave të mëdha finaciare që variojnë nga 500 deri në 1000 dollarë për çdo emigrant këto rrjete realizojnë kalimin e migranëtve nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë drejt kufijve veriorë të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Kosvën ku migrantët vijojnë rrugën drejt vendeve europiane./ VOA
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dukej e pa...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësa...
Media prestigjioze, Daily Mail i ka kushtuar një artik...
Menaxherët e dy lokaleve në Sarandë janë proceduar në ...
Zyrat e aplikimit “Identitek” për dokumente biometrike do ...
Si çdo vit, edhe këtë vit, Vodafone po i bën pushimet e tu...
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Këtë vit ka pasur fluks të lartë turistik. Vetëm gjatë mua...
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, ka vi...
Shumë kanë dëgjuar, shumë kanë lexuar, debat mes media...
Ish kryeministri Sali Berisha vijon të denoncojë dhe të he...
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së përjav...
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Klodian Zoto...
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ish kryeministri...
Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, ...
Ish kryeministri Sali Berisha nuk është ndalur me akuzat s...
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka caktuar datën 24 s...
PD e Sali Berishës, sot ka përkujtuar 35 vjetorin e ekzeku...
Lulzim Basha është “trimëruar” dhe i është përgjigjur krey...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...