LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ngujohet në zyrë/ Kamion me ujë te dera e selisë së PD

8 Janar 2022, 08:54, Politikë CNA
Basha ngujohet në zyrë/ Kamion me ujë te dera e selisë

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ?çmenduria? e tij për të mos lëshuar zyrën, edhe pse është shkarkuar me votat e demokratëve.

Mëngjesin e sotëm Lulzim Basha është parë të futet në seli rreth orës 08:20, gjë që në fakt është e pazakontë për të, në këtë orë.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar se një kamion me ujë është parë para derës së selisë së PD.

Të njëjtat burime theksuan se komunikimi po bëhet me radiomarrëse.

Mesa duket Basha po furnizohet me ujë, që të vijojë ?çmendurinë? e tij politike, duke u ngujuar në selinë e PD.

Kujtojmë këtu se Basha gjithashtu ka blinduar dyert e selisë./CNA.al

Rreth 3 orë e 30 minuta para protestës/ Basha ngujohet në seli

Lajmet e fundit nga