Basha nis provokimet ndaj demokratëve/ Hedh në sulm Gazment Bardhin me mesazhe

8 Janar 2022, 07:38, Politikë CNA
Basha nis provokimet ndaj demokratëve/ Hedh në sulm Gazment Bardhin me

Një orë para se të mbahet protesta, Lulzim Basha, ka thirrur një mbledhje në selinë e PD-së.

Me anë të një mesazhi dërguar nga Gazment Bardhi, Basha sot në orën 11,  ka thirrur, Kolegjin e Kryetarëve, për një mbledhje, me pretendimin se të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit.

?Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor ?Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike?. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin e dërguar nga Gazment Bardhi./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga