E fundit!

x

“Jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve”/ Protestë kombëtare në orën 12, në selinë e PD

8 Janar 2022, 07:20, Politikë CNA
“Jo bunker i pengut por shtëpi e demokratëve”/

Sot në orën 12, ashtu siç është paralajmëruar më herët nga ish kryeministri Sali Berisha, do të zhvillohet një protestë kombëtare.

Në vijimësi deputetët të PD, anëtarë dhe pjesëtar të strukturave të saj i kanë kërkuar Lulzim Bashës, që të largohet nga zyrat e PD dhe ta hapë dyert që i ka blinduar së fundmi.

Kjo protestë vjen pas ultimatumit që Komisioni për Rithemelimin e  PD ?së i vuri Lulzim Bashës për largimin nga selia.

Kujtojmë se Basha u shkarkua nga posti i kryetarit në referendumin e 18 Dhjetorit, ku 4 400 demokratë firmosën për largimin e tij.

Ndërkohë Basha që prej asaj dite, vijon të injorojë vullnetin e demokratëve dhe votimin e tyre, duke iu qëndruar stoik, humbjeve të tij të njëpasnjëshme përgjatë viteve që ka udhëhequr PD-në.

Dje në një deklaratë për mediat lideri historik i PD,  Berisha u shpreh i bindur se dyert e PD-së do të jenë të hapura padyshim. Njëherësh Berisha mohoi dhe zërat se në protestë do të ketë dhunë./E.S-CNA.al

Lajmet e fundit nga