Kundër bunkerizimit të PD/ Vlora nis qindra përfaqësues për në protestën kombëtare

8 Janar 2022, 08:02, Politikë CNA
Kundër bunkerizimit të PD/ Vlora nis qindra përfaqësues

Ftesës për pjesëmarrje në protestë, i është përgjigjur pozitivisht edhe Vlora.

Qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës janë nisur sot nga Vlora në drejtim të Tiranës.

Ata do t?i bashkohen protestës para PD, me qëllimin që të lirohet nga uzurpimi dhe t?i ketë dyert e hapura për të gjithë demokratët dhe mbështetësit.

Kryetarit i degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, ka konfirmuar për mediat se  në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë,  përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.

Numri i tyre pritet të jetë më i madh, pasi disa prej tyre janë nisur me automjete private./CNA.al

Lajmet e fundit nga