“Tragjedi e rëndë njerëzore”/ Berisha mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi ngushëll...
Ka një afrim të njerëzve të cilët kanë filluar një betejë kundër Lulzim Bashës apo të kritikëve të kreut ende në detyrë të PD-së, me Ilir Metën.
Mjaftojnë debatet e ditëve të fundit, qëndrimet që ka dhënë zonja Kryemadhi, më pas vetë presidenti Meta që opinion publik, njerëzit që duan largimin e Bashës, të cilët janë edhe jashtë oborrit të Partisë Demokratike të kenë një qasje pozitive ndaj Metës dhe të japin edhe mesazh afrimi.
Në fakt do të kishte një gabim i pakorrigjueshëm atashimi i “Foltores”, aksionit që po bën Partia Demokratike, dhe shpresa që ka ngjallur në opinionin publik, me Ilir Metën.
Mund të ketë njerëz të cilët mendojnë se pa Ilir Metën, PD nuk fiton dot. Mund të ketë njerëz që mendojnë se një koalicion opozitar mund të ecë përpara më shumë dhe duhet një front i tillë për të rrëzuar Ramën.
Qëndrimet janë të ndryshme. Por, sot në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, as “Foltorja” dhe as Sali Berisha nuk duhet të atashohen me Ilir Metën.
Njerëzit, të paktën ata që janë zyrtarë afër pjesës që bën mbrojtjen apo jep argumentat dhe qëndron pro tezave të Sali Berishës dhe ?Foltores? të shkojnë tek Ilir Meta dhe të përdorin atë si një alibi tjetër, për çfarë ka bërë keq Lulzim Basha.
Kush është Lulzim Basha tashmë e dinë të gjithë.
Një humbës serial, një njeri i korruptuar, një njeri që nuk e mban fjalën, një dështak, një njeri i marrë peng, tradhëtar, etj etj, të cilat nuk ka nevojë t?ia thotë Ilir Meta. Këta ia kanë thënë demokratët. E kanë thënë të tjerë para Ilir Metës. Atëherë pikërisht kur e mbronte Sali Berisha.
Ia ka thënë Topalli, ia ka thënë dhe Patozi, is ka thënë dhe vetë Sali Berisha, ia kanë thënë me dhjetëra drejtues të PD-së, dhe po ia thonë çdo ditë.
Pra, nuk ka nevojë që “Foltorja” dhe demokratët, apo ata që shpresojnë nga ky aksion i Sali Berishës, të shohin tek Ilir Meta një shpresë.
Në opinionin publik Ilir Meta është politikani më i korruptuar, njeriu më përfitues në këto 30 vite. Ndoshta mund ta ketë notën maksimale në politikë. Ka bërë gjithçka, ka mbijetuar në këto 30 vite. Në emër të integrimit, në emër të qasjes së tij pro-europianes, si socialist, si tradhëtar i tyre, si parti e qendrës, e të tjera si këto. Por, në opinionin publik Ilir Meta është një hajdut, i korruptuar, një skandaloz që zgjedhjet e fundit shqiptarët i dhanë një përgjigje të madhe me votë. Pavarësisht se ndoshta ai meritonte më tepër dhe pritshmëritë i ka pasur më të larta.
Partia e blerjeve të vendeve të punës, apo shitjes së posteve politike duhet të shkërmoqet. Dhe një nga premtimet që duhet të bëjë ?Foltorja?, duhet të jetë kjo: Klientelizmi politik duhet të zhduket.
E në qoftë se LSI-ja është një forcë që do të rritet, me trupën e saj mund të bashkohet tek e majta apo të shkrihet diku tjetër. Por, nuk mund të lejohen ato që quhen ?king-maker?, forca politike si puna e LSI-së, që ndryshe nga vendet e tjera europiane ku qasjen e kanë për stabilitetin politik të vendit, në Shqipëri qasja është thjeshtë dhe vetëm për të dhënë ca vende pune, për të shtuar ca vota e ca mandate. E duke shtuar ca vota e ca mandate marrin më shumë ministri, emërojnë më shumë drejtorë, bëjnë më shumë para, e kështu me radhë.
Ndaj “Foltorja”, dhe vetë Sali Berisha duhet të jetë mjaft i kujdesshëm me Ilir Metën. Me qëndrimin që duhet të mbajë ndaj LSI-së.
Aktualisht “Foltorja” ka ngjallur shpresë përtej demokratëve, duke pritur që njerëzit të kenë të drejtë të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe kjo do të sillte një shembje të sistemit, apo largimin e Edi Ramës, i cili po bën mandatin e tretë në pushtet.
Nga ana tjetër, Ilir Meta nuk po thotë asgjë më shumë. Po nxjerr fakte dhe argumente kundër Lulzim Bashës, të cilat demokratët i dinë. Nuk ka nevojë t?i thotë Ilir Meta, as të marrë ai ?Shpatën e Demokleut?, kundër Lulzim Bashës.
Mjaftojnë Foltoret, mjaftojnë demokratët, militantët, gratë, të rinjtë, me entuziazmin e tyre, me argumentat dhe faktet e tyre, të cilat ?kryqëzojnë? Lulzim Bashën.
Ilir Meta kundër Lulzim Bashës është një qasje, një afrim, apo një nder që presidenti i bën kryeministrit në detyrë.
Sa më shumë ta godasë Ilir Meta, Lulzim Bashën, aq më shumë mund t?i rriten pikët brenda PD-së, por edhe brenda elektoratit gri.
Ndaj duhet me çdo kusht që të mbahet larg.
Kjo për faktin se siç e përmendëm dhe më lart, nuk ka nevojë ta sulmojë Ilir Meta. Dhe ka me qindra apo mijëra demokratë që kanë pasur pakënaqësi në PD, pikërisht që në vitin 2009, kur Ilir Meta është marrë në koalicion.
Ka pasur me qindra të tjerë që e kanë kritikuar aleancën me LSI-në edhe në vitin 2021. Edhe daljen bashkë, apo qëndrimin në aleancë në mbrojtje të Ilir Metës, veprimet e ?çmendura? të presidentit gjatë fushatës, e të tjera si këto.
Prandaj, çdo hap politik, çdo artikulim dhe qëndrim që jepet duhet të jetë larg Ilir Metës dhe kundër Lulzim Bashës.
Nuk ka nevojë për akuza shtesë për Lulin. Ato ia thonë të gjitha, ditë pas dite demokratët dhe elektorati gri. Nuk ka nevojë për Ilir Metën, as për çetën e tij.
Ndoshta në fushatë apo pas fushatës, fronti opozitar është diçka tjetër. Por, sot që PD-ja të ringrihet, që Foltorja të forcohet, duhet që Ilir Meta të mbahet sa më larg.
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi ngushëll...
Firmat për mbledhjet e Kuvendit Kombëtar të PD-së me 11 Dhje...
Lulzim Basha, kreu i PD-së, në largim, njeriu që zhyti PD-në...
Gazetari Mentor Kikia ka bërë një koment në lidhje me situat...
Kryetari në largim i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dh...
Deputeti i video-skandalit erotik Ervin Salianji është i tme...
Ish-presidenti Bujar Nishani i ka drejtuar mesazhe të forta ...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në ven...
Safet Gjici, presidenti i nderit i Kukësit, ka deklaruar se ...
Ish deputeti i PD Kletis Krutja ka komentuar krizën në PD, d...
“Partia nuk është repart ushtarak”, tha deputeti i PD-së Oer...
Deputeti i PD Belind Këlliçi duke komentuar situatën në PD u...
Presidenti Ilir Meta është shprehur se ish deputetja Rudina ...
Zv.kryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi shprehe...
Presidenti Ilir Meta tregoi për herë të parë se kryetari akt...
Deputeti Flamur Noka ishte tha në studion e emisionit “Të Pa...
Deputeti Arben Ristani, është i ftuar mbrëmjen e sotme në em...
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të ...
Presidenti Ilir Meta deklaroi se PD do ishte ndarë më dysh, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...