LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha nuk mu përgjigj në telefon”/ Meta zbulon pabesinë e kreu të PD

22 Nëntor 2021, 21:21, Politikë CNA
“Basha nuk mu përgjigj në telefon”/ Meta zbulon

Presidenti Ilir Meta tregoi për herë të parë se kryetari aktual i PD, Lulzim Basha nuk i ishte përgjigjur kur i kishte kërkuar të mbronin Teatrin Kombëtar nga shembja.

Meta në Çim Peka Live në Syri Tv, tha se i kishte kërkuar në telefon Bashës të parandalonin shembjen dhe të rreshtoheshin me artistët, por që Basha nuk i kishte kthyer përgjigje.

Nuk më ktheu kurrë përgjigje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja. I kam kërkuar 2-3 ditë para shembjes së Teatrit, i kam dërguar mesazh, duhet të flasim, se nuk mund të lihen artistët vetëm, duhet të parandalojmë prishjen e teatrit. I kishte thënë zotit Vasili se nuk e kam parë mesazhin. Kur ai ka hall dhe interes vjen e të takon në Gjermani“, u shpreh Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga