LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimi për përjashtimin e Berishës/ Bylykbashi: Anëtarësia nuk trembet

22 Nëntor 2021, 20:47, Politikë CNA
Kërcënimi për përjashtimin e Berishës/ Bylykbashi:

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi shprehet se Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk ka asnjë tagër për të bërë verifikimin e firmave të mbledhura nga Berisha.

Sipas tij këto ?kërcënime të Bashës për partinë? nuk e trembin anëtarësinë e PD.

Bylykbashi tha  në  Naw me Erla Mëhillin se  dorëzimi i firmave bëhet vetëm në Kuvend dhe aty realizohet dhe verifikimi i formularëve.

Deputeti demokrat paralajmëroi ndryshimin e statutit në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD ku do t?i kufizohen kompetencat kryetarit.

?Ne kemi kryetarin e partisë që kërcënon se do të shkarkojë të gjithë anëtarësinë e partisë dhe thotë se unë do të qëndroj sa më gjatë në krye të PD. Më duhet vetëm vula dhe logo, kaq?, u shpreh ai./euronews

Lajmet e fundit nga