LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i “përvishet” Albin Kurtit/ Mashtrues si Ajatollahu i Iranit bashkë me talebanët e VV

15 Nëntor 2021, 13:25, Aktualitet CNA
Gazetari i “përvishet” Albin Kurtit/ Mashtrues si Ajatollahu i

Gazetari Milaim Zeka ka folur sot në lidhje me zgjedhjet në Kosovë.

I ftuar në emisionin ?Breaking? në Top News, ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si mashtrues dhe prej kësaj arsye pësoi një disfatë të madhe.

?Albin Kurti është gënjeshtar dhe mashtrues, ka bërë 1 milionë gënjeshtra e gabime. Prandaj e mori ndëshkimin.

Askush s?ka asgjë kundër Vetëvendosjes. Albin Kurti është njësoj si Ajatollahu i Iranit. Thoshte kur ishte në opozitë, asnjë në Vetvendosje s?mund të kandidojë si deputet nëse ka aktakuzë nga Gjykata e Kosovës. Ky bëri të kundërtën.

Kur erdhi Përparim Rama, Albin Kurti me gjithë armatën që shanin me libër shpie, filloi të tallej me Përparimin se nuk dinte vendet në Kosovë.

Unë e njoh Kurtin kur kam qenë deputet. Albin Kurtin e kam pritur në Skandinavi si udhëheqës të lëvizjes studentore. Njihem gjatë me të, kemi qenë me një anë në luftën çlirimtare, por kam biseduar me të në parlament, por Kurti mendon se është i gjithëdijshëm, mendoja që të paktën në politikën e jashtme mund të ndihmoja për shkak të njohjeve dhe kontakteve të mi të panumërt. Ky njeri është dashuruar me veten e vet, dhe kur ndodh kjo, nuk pyet më për të tjerët. Këta janë talebanët e Vetëvendosjes, ushtria e Albin Kurit,? tha Zeka.

Lajmet e fundit nga