LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Nis puna për tunelin e Llogarasë/ Rama: Do sjellin turistë elitarë

14 Nëntor 2021, 11:43, Aktualitet CNA
Foto-Nis puna për tunelin e Llogarasë/ Rama: Do sjellin turistë

Ditën e sotme ka nisur puna për ndertimin e tunelit te Llogarasë.

Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se jetësimi i projektit të tunelit të Llogarasë bëhet pas 3 dekadash në sirtarë dhe do të plotësojë të gjithë gjerdanin e infrastrukturës në zonë  e Labërisë duke shkurtuar  ndjeshëm kohën që do të përshkruhet e gjithë pellgu i jugut.

Po ashtu, Rama tha se këto investime do të sjellin turistë të nivelit ?A?, që do të thotë më shumë para për banorët, duke shtuar se kjo forcon ekonominë e vendit tonë.

Rama theksoi se këto investime po rrisin vlerën e tokave dhe provane, duke u bërë për banorët e zonës një rrugë e re zhvillimi të bujqësisë dhe blegtorisë.

“Duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Milicën poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit, që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leskovikut, për të kaluar në Kolonjë, që po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën. Kjo do t?i japi mundësi turistëve dhe udhëtarëve, që në një kohë shumë të shkurtër të qarkullojnë në të gjithë këto territore që më parë ishte e pamundur, pasi duheshin shume ditë për t?u kaluar.

Sot flet vete, rritja e menjëhershme e vlerës së pronës dhe tokës në të gjithë pjesën e brendshme, jo vetëm në bregdet. Flet vete për faktin se tani i gjithë ky zhvillim i ka hapur rrugën, një realiteti të ri për prodhimin bujqësor dhe blegtoral të zonës, që nuk do të jetë më një prodhim mbijetese. Ky realitet i ri është pak vite përpara nesh, për të parë një rritje të natyrshme të prodhimit, në bregdet dhe me thellë.

Aktualisht është gati një investim fantastik në maje të Nigicës, diçka e paimagjinuesme pak vite më parë, që ka pasur vetëm rrënoja. Sot kemi investim që është vetëm një dallëndyshe e parë i një zinxhiri qe sjell një investim të shtuar.

Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia ?populli po vuan për bukë?. Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta.”-u shpreh Rama.

Në mbyllje të fjalës, lidhur me inaugurimin e nisjes së punimeve, Rama tha se nuk pret shirita pasi është i fokusuar tek fundi, por ia ka lënë nderin një vajzë, që siç tha ai u bë ikonë e këtij ndërtimi të shtypte butonin.

?Unë nuk pres shirita, nuk besoj tek gërshërët sepse jam shumë i fokusuar tek fundi, jo tek fillimi i punëve, por meqë këtë rast nuk është shirit, por buton dhe dikush duhet ta shtypë këtë buton, kërkova që ajo vajza që u bë ikonë e këtij ndërtimi ta shtypë butonin?, tha Rama.

Kujtojme ketu se për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln ?!/CNA.al

Lajmet e fundit nga