LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për dy vaksina!/ Majlinda Bregu rrëfen eksperiencën e vështirë me prindërit e saj

14 Nëntor 2021, 16:22, Aktualitet CNA
Për dy vaksina!/ Majlinda Bregu rrëfen eksperiencën e

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal , ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku rrëfen eksperiencën e vështirë me prindërit e saj, të infektuar nga Covid.

Duke bërë apel për vaksinimin, ajo shkruan se prindërit e saj nuk ishin vaksinuar nga frika se mos vaksinat ju shkaktonin komplikacione, ndërsa tashmë kanë 25 ditë që po luftojnë me virusin.

Për dy vaksina!

Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm.

Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ?hata-së? ishim me Mamin, në intubim e spital për shumë ditë.

Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur.

Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s?ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvëndëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit Blerim Arapi dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë

Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, n? spital përfundoi Babi.

I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur?

Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i papërtuar që po kujdesen për Babin- Faleminderit!

Lajmet e fundit nga