LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Situata në PD ka degraduar”/ Nishani-Bashës: Je kthyer në personazh barsoletash

9 Nëntor 2021, 18:48, Politikë CNA
“Situata në PD ka degraduar”/ Nishani-Bashës: Je kthyer

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën në Partinë Demokratike.

Në një intervistë në Syri tv, Nishani tha se Basha tashmë është kthyer në personazh barcaletash, e se imazhi i tij në publik ka arritur në pikën fundore.

?Situata në PD ka degraduar. PD nga njëra anë është në situatë kritike, nga ana tjetër është në pozitën më të mirë opozitare historike. Kuvendi Kombëtar do të mbledhë shumicën e anëtarëve të PD-së. Do jetë hera e parë që do të ushtrohet vota e drejtpërdrejtë në demokraci.

Basha ka mbërritur në një pikë që është për të ardhur keq. Basha është kthyer në subjekt barceletash. Këtë gjë PD nuk e meritonte. Basha do kishte bërë mirë që të ikte me kohë, që të ruante së paku imazhin e tij, të mos prekte imazhi fundin e vet, më së paku?, u shpreh Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga