LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ekonomia rrezikon të shembet”/ Berisha flet me shifra, si u ‘zhdukën’ 23 miliardë euro

9 Nëntor 2021, 16:41, Politikë CNA
“Ekonomia rrezikon të shembet”/ Berisha flet me shifra, si u

Ish kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Pogradecit, ka deklaruar se ekonomia shqiptare rrezikon të shembet.

Teksa foli me shifra, Berisha tha se qeveria e ka rritur borxhin me 100% dhe se 8 vite janë zhdukur 23 miliardë euro.

?Çfarë ndodh në këtë narkoshtet?

Vjedhja e djersës tuaj është ligji parë dhe themelori i tij.

Ka rritur borxhin afërsisht në 100%. Ekonomia shqiptare rrezikon të shembet si një piramidë.

Borxhi i shtetit është si i individit. Kur një individ merr një borxh, mendon se çfarë do të bëjë më këta para dhe si do i kthejë.

Kur shteti merr një borxh, kthimin e bëni ju. Qindarkë për qindrakë i paguan qytetari.

720 milion euro mori këtë vit .  Në 8 vite 23 miliard euro borxh. Çfarë ka ndërtuar! Ku shkuan këto miliarda, që të gjitha u shpenzuan në punime me kosto 8 herë më të larta se realiteti.

Tuneli i Krrbës është ndërtuar me 50 mln euro km. Unaza e re zgjerohet me kosto 25 mln euro km. Cfarë ndodh këtu. Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin.“/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga