LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foltorja në Pogradec/ Berishës i bashkohet ish-kryebashkiaku demokrat

9 Nëntor 2021, 16:47, Politikë CNA
Foltorja në Pogradec/ Berishës i bashkohet ish-kryebashkiaku demokrat

Mbrëmjen e sotme në Pogradec ish-kryeministri Berisha ka çuar foltoren e tij. Ndërkohë që në foltore gjenden deputetë e ish-deputetë, një tjetër emër i njohur në zonë iu ka bashkuar lëvizjes së Berishës. Bëhet fjalë për Eduart Kaprin, personi që ka drejtuar bashkinë e Pogradecit.

Në një prononcim për mediat, Kapri u shpreh se mbështet lëvizjen e Berishës, ndërsa theksoi se PD do të dalë edhe më e fortë dhe më e konsoliduar.

Ne duhet të mirëpresim çdo takim që bëhet në qytetin tonë. Dhe noramlisht demokratët janë paraqitur me qëllim që të dëgjojnë këto lëvizje të brendshme të PD. Nga kjo lëvizje presim të dalë një parti më e konsoliduar dhe demokratët të jenë më mirë. Ne ndodhemi në këtë situatë se jo çdo gjë ka shkuar në drejtimin që duhet. Dhe këto procese presupozojnë që më pas do të nxjerrin një PD më të fortë“, u shpreh Kapri./CNA.al

Lajmet e fundit nga