LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krenarë për ju”/ Berisha ngre në këmbë Pogradecin

9 Nëntor 2021, 16:29, Politikë CNA
“Krenarë për ju”/ Berisha ngre në këmbë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, po mban foltoren e radhës në Pogradec.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha ka falenderuar demokratët e këtij qyteti, jo vetëm për mikëpritjen që i rezervuan por dhe për atë çka kanë dhëenë në identitetin tonë kombëtar.

?Së pari dëshiroj t?iu shpreh mirënjohjen, respektin për respektin tuaj në këtë foltore e cila është shëndërruar në burimin e dritës, në tunelin në të cilin në këto 8 vite narkoshteti, dhe një apati e pafalshme e opozitës shqiptare.

Pogradeci në të gjitha rrafshet, është një nga vendet më të bukura të planetit. Pogradeci është i bukur në çdo kohë, në çdo stinë.

Unë ndjehem shumë krenar me mbështetjen tuaj, për gjithçka që ju keni dhënë dhe jepni në identitetin tonë kombëtar.

Sot mblidhemi këtu në një moment kritik për vendin, sepse në 8 vite Shqipëria nuk ka lënë rekord të zi pa thyet në Europë?, tha Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga