LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fifi zëvendëson Granitin/ Çon në nomiminin Donaldin

3 Nëntor 2021, 08:42, Lifestyle CNA
Fifi zëvendëson Granitin/ Çon në nomiminin Donaldin

Përveç diskutimeve dhe surprizave të shumta që ndodhin gjatë spektaklit të ?Big Brother VIP?, formati i lojës kërkon gjithashtu që banorët të dominojnë njëri-tjetrin.

Emri i dy prej yjeve nuk mund të nominohej për shkak se njëri ishte konkurrenti më i ri, Igli dhe më e preferuara e publiku, Fifi.

Ndërkohë dy banorët që morën më shumë vota për nominim ishin Graniti dhe Arditi. Por që ndodhi një e papritur dhe njëri nga emrat ndryshoi.

Fifit si më e preferuara e publikut, kishte një detyrë mjaft të rëndësishme në çështjen e nominimeve.

Këngëtares së dashur për publikun iu dha mundësia të bënte një konvertim të njërit prej të nominuarëve.

Pa u menduar gjatë, Fifi vendosi që të zëvendësonte Granitin me Donaldin. Ajo e arsyetoi vendimin e saj duke thënë se nuk donte të ndryshonte nominimin që bëri edhe te dhoma e rrëfimit.

E teksa ditët kalojnë, duket se loja sa vjen dhe bëhet edhe më interesante./ Shqip

Lajmet e fundit nga