Refuzoi ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother Vip”/ Këngëtarja shqiptare tregon arsyen

2 Nëntor 2021, 10:45, Lifestyle CNA
Refuzoi ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Kleoniki Delijorgji ka pranuar se i është bërë ftesa për të qenë pjesë ?Big Brother VIP?, por ajo nuk ka pranuar.

Sipas saj nuk është e shëndetshme të qëndrosh me njerëz të panjohur në një shtëpi dhe se gjithashtu ka plane të tjera.

Këtë ajo e ka shprehur nëpërmjet një bisede që ka bërë online me ndjekësit e saj

?Kam pasur oportunitetin për të hyrë në shtëpinë e BB VIP, por kam plane të tjera që janë më të rëndësishme për zhvillimin tim human dhe profesional. Plus nuk është e shëndetshme për njeriun të jetë i mbyllur në një shtëpi me të panjohur kur në jetën reale mundohemi të zgjedhim shumë mirë njerëzit që na rrethojnë. Gjithsesi i uroj të gjithë konkurrentëve paqe dhe ta shijojnë eksperiencën sa më shumë?- është shprehur Kleoniki./CNA.al

Lajmet e fundit nga