Connect with Us

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Aktualitet

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në kulmin e një krize energjitike të paralajmëruar publikisht nga kryeministri i vendit, KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) ka aktivizuar dhe po i shërben një kontrate sa abuzive, po aq skandaloze dhe kriminale.

Kjo për faktin se në momentin kur energjia elektrike po shtrenjtohet, kur e gjithë Europa dhe vetë bota ka paralajmëruar një krizë për shkak të rritjes së madhe të çmimit, në Shqipëri KESH-i shkëmben energji duke krijuar një situatë, e cila ka nevojë për një hetim të gjerë, për të zbuluar kush janë inskenuesit e një marrëveshje, vërtetë korruptive, e cila në fund bie si një “çekan” mbi kokën e KESH-it.

Çfarë ka ndodhur

CNA.al ka zbuluar dje se KESH ka aktivizuar një kontratë për shkëmbimin e energjisë elektrike, e cila është në disfavor të kompanisë shtetërore shqiptare. Një shkëmbim energjie, apo një sasi që KESH duhet t’ia japë kompanisë private NOA Energy, e cila këtë sasi do t’ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dhe për këtë sasi energjie, KESH do të marrë edhe një interes të vogël, që duket të jetë i pallogaritshëm.

KESH i jep kompanisë NOA Energy pikërisht edhe ditët e fundit të krizës, sipas një kontrate të miratuar edhe nga Autoriteti i Konkurencës, që është një skandal më vete sepse ka krijuar një situatë monopoliste, sasi energjie prej mijëra megavat.

Zyrtarët e KESH-it e kanë sqaruar këtë fakt, se në momentet kur burimet hidrike janë të mëdha, që të mos derdhet uji prodhohet energji më shumë dhe ajo depozitohet diku jashtë. Ose në orare dhe lëvizje të ndryshme ditore dhe mujore dhe në fund bëhet një llogari vjetore.

Edhe këtu sërish ka një skandal.

E para fillon tek oraret e shkëmbimit të energjisë, sidomos gjatë javëve të fundit, kur çmimi I energjisë elektrike në treg, për megavat, thuajse është “çmendur”. Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati.

Dhe kompania NOA Energy merr energji nga KESH dhe e shet. Dhe në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë me një mijë megavat energji, një moment me një çmim tregu nga 300-400 euro për megavat, merr si të ardhura në bazë të çmimit në bursë nga 300 mijë-400 mijë euro.

Këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro. Çka tregon qartazi se sa më i lartë të jetë çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fiton kompania private që merr energji nga KESH-i. Dhe kjo energji i kthehet pas KESH-it me një përllogaritje të thjeshtë, me 1 mijë megavat shumëzim për 0.8 cent që merr KESH. Pra, vetëm 800 euro.

LEXO EDHE:  Gjendja civile jashtë funksionit/ Skandal, bllokohet pajisja për pasaporta, karta identiteti dhe certifikata

Në një total, me një llogari të thjeshtë në rast se çmimi do të ishte 300 euro, kompania private do të fitonte 250 mijë euro në një ditë e në rast se do të ishte 400 euro për megavat kompania private do të fitonte deri në 350 mijë euro në ditë.

Kjo ka ndodhur gjatë ditëve të shkuara.

Edhe pse kryeministri në një konferencë shtypi ka paralajmëruar krizë, KESH për shkak të një kontrate korruptive dhe abuzive, kur në skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurencës, ka vazhduar t’i japë energji elektrike një subjekti privat, në një situatë qartazi monopoliste.

Skema të tilla në KESH kanë ndodhur dhe më parë. Pra, nuk është vetëm kjo e sotmja e cila ka filluar prej marsit, në momentin që është miratuar nga Autoriteti i Konkurencës.

Kontrata është shpallur si zgjidhje për shkak të sasive të tepërta të energjisë që prodhon KESH dhe depozitim të tyre. Por në fakt, për këtë rast për shkak të kësaj krize, apo për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë dhe mungesës së saj në treg nuk kemi të bëjmë me një depozitim energjie, por kemi të bëjmë me një skemë të qartë, ku një kompani private po fiton qindra apo miliona euro në kurriz të një kompanie shtetërore shqiptare.

Shifrat flasin qartë. Kontrata është e shkruar. Dhe ajo që ka ndodhur është se të gjitha palët heshtin.

Zyrtarët e KESH-it e pranojnë kontratën dhe thonë se është një gabim. Dhe skandali, pra që është miratuar nga Autoriteti i Konkurencës. Por, askush nuk vepron. Askush nuk reagon për të zbuluar deri në fund të vërtetën.

CNA.al ka siguruar dhe të tjera dokumente dhe në vijim do të sjellim fakte, të cilat tregojnë qartazi sesi qindra mijëra euro, apo miliona të tjera që mund të forconin financat e KESH, aq më tepër sot në këtë kohë krize, apo nga ana tjetër kjo energji t’iu jepej shqiptarëve në momentin që çmimi duket qartazi që do të rritet për biznesin, aktivizohet një kontratë, i shërbehet asaj, e cila nuk ka asnjë interes, asnjë benefit për publikun, por thjeshtë dhe vetëm i shërben xhepave të disa bizneseve, të cilët rrugës ndoshta mbushin dhe xhepat e zyrtarëve shqiptarë./CNA.al

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Dhunon ish bashkëshorten/ Vihet në pranga 56 vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Sh. R, 56 vjeç pasi ka dhunuar ish bashkëshorten e tij.

50 vjeçarja, E.XH ka qenë e pajisur me urdhrin e mbrojtjes nga Gjykata.



Shtetasi SH.R akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të shtetasit Sh. R., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases E. Xh., 50 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Gjergj Luca zgjedh në cilin Kuvend të PD do shkojë

Publikuar

-

Nga

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, ka bërë të ditur se do jetë në Kuvendin Kombëtar të PD, në 11 dhjetor.

Nëpërmjet një video, ku ai shfaqet në një varkë peshkimi, me Qemal Beun, “byrazerin” e tij, sikurse e cilëson ai, Gjergj Luca, ironizon situatën politike.

Po ashtu, Luca thotë se prej aty, do jetë direkt në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Këto janë mjetet e fundit që na kanë ardhur nga vëllezërit andej. Me Qemal Beun këtu, me byrazerin tim, jemi në aksion duke zbrit në Indonezi, e kanë filluar dhe ktej çorapllikun, kështu do thoshin mediat.

Ku e ke dorën demokrat? Për datën 11.



LEXO EDHE:  Gjendja civile jashtë funksionit/ Skandal, bllokohet pajisja për pasaporta, karta identiteti dhe certifikata

LEXO EDHE:  Skandali me ilaçet e skaduara/ Kush po i mbron trafikantët e mjekësisë?

Prej ktej jemi direkt atje, tek Këshilli Kombëtar.  

O Qemal çoi gishtat, mos qesh me mua”-thotë Luca, në videon e tij.

Presim që videon e lajmin ta shpërndaje dhe Syri, gjithashtu pritet reagimi i ashpër i Lulzim Bashës e Gaz Bardhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dita e themelimit të Forcave të Armatosura/ Meta mesazh urimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 109 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura, presidenti Ilir Meta  ka shprehur mirënjohjen e tij për ata që kanë shërbyer me devtoshmëri dhe sakrificë në mbrojtje të Atdheut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta ka inkurajuar Forcat e Armatosura për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha

Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.



LEXO EDHE:  Pse nuk anullohen kontratat e inceneratorëve?/ Rama: Është këngë e vjetër

LEXO EDHE:  Detajet/Horror në mes të Sarandës, çfarë gjeti policia pranë trupit të djegur të viktimës

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!

Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur“, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE