LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kemi një shtet pro drogës”/ Manjani: Kultivimi, është kthyer në industri

7 Tetor 2021, 20:18, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për krimin në Shqipëri.

I ftuar në ?Opinion?, Manjani është shprehur se shteti shqiptar nuk e ka luftuar kultivimin e drogës, duke theksuar se vendi ynë është një shtet pro drogës.

Ish-ministri theksoi se kultivimi i drogës është kthyer në industri, me të cilën shteti ha bukë.

?Kjo është bërë industri, ky që kemi bërë ne është një shtet karagjoz. Nuk e kemi seriozisht ne këtë punën e drogës. Ne nuk kemi një shtet anti-drogë, por një shtet pro drogës. Ky shtet jeton me drogë, hanë bukë me atë, e pranojnë njerëzit këtë?, tha Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga