LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera e shekullit/ Korrupsioni i inceneratorëve “blen” heshtjen e SPAK?

21 Shtator 2021, 12:22, Politikë CNA
Afera e shekullit/ Korrupsioni i inceneratorëve “blen” heshtjen

Shtatori pritej të ishte muaji i finalizimit të një beteje të ashpër kundër korrupsionit, nga SPAK. Kjo e thënë edhe publikisht nga vetë kreu i këtij institucioni, por edhe nga artikulimet e forta të ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ka dhënë një mbështetje të fortë publike shpesh herë ndaj SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

Në fakt po kalon java e tretë e shtatorit dhe asgjë e re nga fronti i perëndimit. Nuk po duket nga SPAK të ketë ndonjë rezultat.

Prej muajsh nuk po flitet, jo për peshqit e mëdhenj, por as për zullumet e mëdha. Pra, për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.

Afera e inceneratorëve është një denoncim i bërë nga media, por edhe nga struktura politike.

Bëhet fjalë për vlera gati 500 milionë euro, ku janë përfshirë emra si Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja, Klodian Zoto.

Më pas këta të fundit, në biznese të tjera, kanë lidhur edhe ortakëri me pronarë apo drejtues mediash, ku përfshihen edhe Vjollca Hoxha, Ben Blushi e të tjerë. Por, që ende SPAK nuk po jep asnjë rezultat.

Asnjë sinjal nga afera e cila filloi me inceneratorin e Elbasanit, me 22 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, me një kompani me vetëm 1 milionë lekë të vjetra.

Shkoi në Fier, me 28 milionë eurot e marrë nga një kompani, e cila më pas shet aksionet e saj dhe sot pas gati pesë vitesh, ende nuk ka filluar punë. Gjithmonë dalin ?kleçka?, si në Elbasan apo në Fier.

Shkojmë në Tiranë, për rreth 128 milionë euro të tjera, ku ende nuk ka incenerator. Por, thjeshtë menaxhohet landfilli i Tiranës nga një rrjet kompanish të kontrolluara nga Klodian Zoto.

Së fundi miliona euro nga Bashkia e Durrësit, për të çuar mbetjet tek inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekziston. Thjeshtë dhe vetëm landfilli i Tiranës po përdoret si kosh, edhe për mbetjet e Durrësit.

SPAK është në provë. Jo vetëm me opinionin publik, por edhe me diplomatët e huaj. Me SHBA-në dhe BE-në, me investimet që ata kanë bërë për Drejtësinë. 5-6 vite reformë dhe sot nuk zbardhet dhe nuk ka akuzë në një dosje ku janë me qindra e mijëra dokumenta që tregojnë një aferë të qartë korruptive.

Ish-ministri që ka firmosur këtë aferë, Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, pak para nisjes së sesionit parlamentar.

Njeriu që ka firmosur, Alqi Bllako, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është bërë deputet i Partisë Socialiste.

Vëllai i tij ka shkuar dhe bashkëpunon në ortakëri mediatike me inceneratorët, tek Lori Kafe.

Me radhë, janë me qindra e qindra fakte të publikuara. Që nga shitja e aksioneve të Lori Kafe, që nga kompanitë e Stela Gugallës me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën, deri tek kompanitë e denoncuara publikisht nga presidenti i Republikës me letra, që tregonte sesi paguhej babai i Alqi Bllakos.

Më tej janë publikuar fakte dhe dokumente, të cilat tregojnë skandalin dhe korrupsionin e inceneratorëve. Të asaj që është quajtur afera e shekullit. Që do t?iu rëndojë shqiptarëve mbi kurriz rreth 500 milionë euro, nga të cilat 50 milionë në pak vite. Në katër-pesë vite, për t?u paguar nga Qeveria, direkt nga xhepat e rrjetit të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, Stela Gugallës dhe mediave që ata financojnë.

Pra, nga paratë që marrin nga shteti, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, financojnë mediat për t?i mbrojtur.

Ndoshta shkojnë dhe pengojnë edhe drejtësinë të zbardhë të vërtetën. Por, ky nuk është rasti për ta besuar. Është rasti për të shpresuar.

Tre javët e para të shtatorit ikën. Muaji po shkon drejt mbylljes. Akuzë nga SPAK ende nuk ka. Megjithëse janë çuar disa dosje nga Nisma Thurje edhe nga PD-ja. Janë publikuar edhe nga mediat, por ende nuk po shohim pas gati 10 muajsh nga krijimi i SPAK, të vërtetën mbi një dosje korruptive, e cila rëndon jo vetëm buxhetin e shtetit, por abuzon me taksat e shqiptarëve, nga qeveria në pushtet, nga partia në pushtet, por edhe nga aleanca e saj e djeshme me LSI-në.

Shqiptarët shpresojnë shumë dhe presin të shohin si do çmontohet skema e inceneratorëve, që askush të mos guxojë më të prekë taksat e shqiptarëve, për interesa korruptive.  

SPAK ka në dorë gurin e provës për të thënë se SHBA dhe BE kanë investuar drejt tek reforma që ata kryen në drejtësi. Tek skuadra që kanë ngritur. Tek Byroja Kombëtare e Hetimit, për të pasur në fund një zbardhje të plotë të një afere e cila shkon në nivelet më të larta të zyrtarëve të shtetit shqiptar./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Zbulohen pazaret e Lulzim Bashës me bosët e inceneratorëve/ Mirel Mërtiri kandidati që do sfidojë Erion Veliajn?

LSI zbardh skemën/ Si Lefter Koka ka përfituar 3.3 milionë euro nga inceneratori i Elbasanit

?Shëëët se prokuroria po fle?/ Malltezi tregon si i përlau Lefter Koka 3 milionë euro

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive/ Dalin hapur, Ben Blushi, Vjollca Hoxha dhe pronarët e inceneratorëve themelojnë kompani në Tiranë

Vjollca-Blushi, ?kumbar? të lidhjes mes Bllakos ?15 mln euro? të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

07:44 Politikë

Luli mos ki frikë!

Lulzim Basha dhe të tijtë, disa personazhe edhe të panjohur ...

Lajmet e fundit nga