Connect with Us

Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

Politikë

Vjollca-Blushi, “kumbar” të lidhjes mes Bllakos “15 mln euro” të Porto Romanos e Zotos së inceneratorëve

Publikuar

-

Një profil, tashmë i fshirë, në rrjetin Linked-In, mund të jetë çelësi për të zbuluar manovrat që kanë ndërmarrë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, me drejtuesit e lartë të televizionit Top Channel dhe Klodian Zotos të inceneratorëve.

Duket se është një seri operacionesh, ku ndërthuren interesa financiare dhe “ndere” personale mes personazhe qe menaxhojnë qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë “lojë” gjendet i përfshirë edhe emri i Taned Bllakos, vëllait të Alqi Bllakos së AKUM.

Djaloshi 27-vjeçar, Taned Bllako, duket se i ka ecur mbarë në fushën e biznesit. Ai është aksionerë në dy kompani, një farmaceutike dhe një për pajisje kompjuterike.

Por, sipas një të dhëne të regjistruar në motorin e kërkimit “Google”, Taned Bllako rezulton të jetë edhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së kafes “Lori Caffe”, në pronësi të familjes së Vjollca Hoxhës, pronare e Top Channel. Motori i kërkimit të referon në rrjetin “Linked-In”, por profili i Tanedit është i fshirë.

Megjithatë, edhe kjo e dhënë indirekte, duket se është e mjaftueshme për të kuptuar skemën dhe për të identifikuar plotësisht personazhet, të cilët, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte lidhen me interesat financiare që burojnë nga përpunimi i mbetjeve urbane.

Personazhet

Biznesmeni Klodian Zoto është në qendër të kësaj historie. Zoto, nëpërmjet “Integrated Energy”, përfiton koncensionet për ndërtimin e inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tiranë, në kohën kur ish-bashkëpunëtori i tij në kompaninë “Hermes”, Arben Ahmetaj, ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë “Rama 1”.

Koncensionet e përpunimit të mbetjeve u shoqëruan me akuza të shumta publike, sidomos nga opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Përballë akuzave në rritje, afera e inceneratorëve siguroi një avokat të fuqishëm mediatik, televizionin Top Channel, të drejtuar nga administratorja Vjollca Hoxha dhe drejtori i përgjithshëm, Ben Blushi.

Televizioni Top Channel u investua maksimalisht, nën petkun e interesit publik, për të nxitur mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe përcjelljen e mbeturinave të Durrësit drejt landfillit të Tiranës.

Qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet një serie aktesh, vendosi që të investojnë 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Durrësit dhe shndërrimin e tij në Eko-Park. Procedurat e tenderit iu ngarkuan Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve-AKUM-të drejtuar nga Alqi Bllako.

AKUM, nëpërmjet një tenderi tejet të dyshimtë, shpalli fitues bashkimin e operatorëve ‘De Mare”srl dhe “Victoria Invest International”.

Në një raportim të mëparshëm të “Boldnews.al”, u siguruan të dhëna, të cilat konfirmonin një bashkëpunim të vazhdueshëm mes “Energy Integrated” të Klodian Zotos dhe “De Mare” srl, kompani italiane, një prej dy fituesve të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e Porto Romanos.

Pas dyshimeve të ngritura në një artikull të “Boldnews.al”, Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimet për procedurat e tenderit.

Nisja e hetimit penal aktivizoi mbrojtjen publike nga ana e Top Channel për “të mirat e mbylljes së Porto Romanos”.

Deri në këtë pikë, dukej se Top Channel, i drejtuar nga dyshja Vjollca Hoxha – Ben Blushi, po ndërmerrte një operacion “PR” (marrëdhënie me publikun) në favor të kompanive të përfshira në biznesin e landfilleve (“Energy Integrated” dhe “De Mare” srl).

LEXO EDHE:  Sulmi kundër sindikatave/ KSSH: Ben Blushi në shërbim të qeverisë

Por, disa të dhëna, të dala në dritë së fundmi, krijojnë dyshime të forta se drejtuesit e Top Channel kanë interesa thuajse të drejtëpërdrejta në ecurinë e inceneratorëve. Një rol, në të gjithë këtë histori, duket se i është deleguar edhe drejtorit të AKUM-it, Alqi Bllako, nëpërmjet lidhjeve të tij familjare.

Skema

Pak ditë më parë, CNA.al zbuloi se Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ka krijuar një kompani në Bullgari, “EM Capital”, në bashkëpronësi me Klodian Zoton e inceneratorëve.

Në këtë kompani gjendet edhe një emër tjetër, Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kompanisë ‘Hermes”, me Zoton dhe Arben Ahmetaj.

Pak kohë pas krijimit, “EM Capital” blen 51% të aksioneve të kompanisë “Valtelina, e cila njihet me emrin tregtar “Lori Caffe”.

Kompania e kafes, e krijuar vite më parë nga Dritan Hoxha, bashkëshorti i ndjerë i Vjollca Hoxhës, prej dhjetorit 2019, drejtohet në shumicë nga “EM Capital”, pra, nga kompania e Klodian Zotos dhe Eva Blushit.

Nëpërmjet këtij transaksioni, Klodian Zoto hyn zyrtarisht në raporte financiare me Vjollca Hoxhën e Top Channel-it, e cila, gjithësesi, vijon të jetë administratore e “Lori Caffe”, pavarësisht se është në minorancë.

Kjo lidhje biznesi Vjollca Hoxha-Klodian Zoto-Ben Blushi (Eva Blushi) shpjegon aktivitetin e zgjeruar të Top Channel në mbrojtje të inceneratorëve.

Po, ku hyn Alqi Bllako, institucioni i të cilit zhvilloi tenderin e dyshimtë 15 milionë europër mbylljen e Porto Romanos, e në të cilin, një ndër fituesit, “De Mare” srl rezulton të jetë lidhje e fortë e Klodian Zotos?

Vëllai i Alqit, Taned Bllako, sipas profilit të fshirë në rrjetin “Linked-In”, rezulton të jetë një prej drejtuesve kryesorë të kompanisë “Lori Caffe”, e cila prej vitesh ka qenë në pronësi të Vjollca Hoxhës e fëmijëve të saj dhe së fundmi, edhe nën pronësinë e Klodian Zotos së inceneratorëve.

Nga kjo pikë, qarku duket se mbyllet- Klodian Zoto merr inceneratorët; bashkëpunëtori i tij, “De Mare”, nëpërmjet firmës së Alqi Bllakos, merr Porto Romanon; në lojë përfshijnë Top Channel-in, i cili merr përsipër fushatën publicitare; drejtuesit e Top Channel krijojnë aleancë biznesi me Klodian Zoton e inceneratorëve; ndërkohë që vëllai i Alqi Bllakos merr një post të rëndësishëm në kompaninë “Lori Caffe” të Vjollca Hoxhës së Top Channel-it.

Ju krijua një lëmsh i rrëmujshëm? Ky duket se ka qenë qëllimi-për organizatorët e “lëmshit”- skema të jetë sa më e pakuptueshme, mjafton që paratë të mbërrijnë aty ku duhet./ Boldnews

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet

Skandali/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Ben Blushi sot në Top Story/ Ja për çfarë pritet të flasë

LEXO EDHE:  Letra e një socialisti për Ben Blushin

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  Blushi: Në qeveri me Ramën? Larg qoftë!

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Blushi: Jam betuar se nuk do të tregoj çfarë ndodhi mbledhjen e grupit parlamentar

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Durrësit nxori bllof Bashën/ Xhaferraj zbulon mbledhjen urgjente të Këshillit

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, vizitoi sot disa familje të prekura nga tërmeti në Manzë, ndërsa për njërën prej tyre Bashkia e Durrësit i përgënjeshtroi deklaratën se nuk ishte përkrahur nga qeveria.

Pas vizitës së Bashës, Këshilli Bashkiak i Durrësit mbajti një mbledhje për të miratuar grantet për rindërtim.

Këtë e bën me dije kreu i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, i cili thotë se Bashkia e Durrësit u vu në lëvizje nga Basha.



“Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindërtim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë/ Blushi: Procesi i integrimit po shitet nga partitë në pushtet si medalje elektorale

LEXO EDHE:  Sulmi kundër sindikatave/ KSSH: Ben Blushi në shërbim të qeverisë

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar”, shkruan Xhaferraj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE