LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli mos ki frikë!

24 Shtator 2021, 07:44, Politikë CNA

Lulzim Basha dhe të tijtë, disa personazhe edhe të panjohur politikisht, por edhe pa kontribute në Partinë Demokratike, të përzgjedhur si ?elitë? nga Luli, kanë dalë dy ditët e fundit me një reagim, se nuk do të lejojnë dhe nuk do të njohin asnjë Kuvend, i cili sipas tyre në rast se do mblidhet, është një Kuvend që do të diskutojë vendimet e qeverisë amerikane.

Në fakt nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan. Do të ketë një Kuvend kundër Lulzim Bashës, për ato që ai ka bërë në këto tetë vite. Artikulimi që Basha bën, tregon se ai ka frikë nga shkarkimi. Kjo tregon se Lulzim Basha tashmë është i vetëdijshëm se ka marrë një vendim të gabuar, për të cilin anëtarësia nuk është dakort.

Pra, kryetari i partisë është kundër strukturave dhe anëtarësisë së saj.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Thelbi nuk është tek Sali Berisha, që u përjashtua. Por, përjashtimi i tij u bë në një mënyrë jo ligjore, jo statutore dhe tallëse edhe për SHBA-të. Se një lider normal, apo një njeri i cili është zgjedhur nga partia e tij dhe mendon se ka shumicën e saj shkon tek ajo, provohet dhe nëse humbet largohet. Por, nuk është ky rasti për të gjykuar Lulzim Bashën. Se ai nuk ka ndërmend të largohet dhe as të japë dorëheqjen.

Lulzim Basha ka një mijë e një çështje, për të cilat duhet të ikë nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Një nga më kryesoret është se vendit i duhet Opozitë. Dhe jo një kryetar partie që partinë e përdor për interesat e tij personale.

Me veprimet, me artikulimet, që janë bërë ditët e fundit, tregon se Luli ka frikë.

Nuk e mban dot partinë me zor, sepse ajo nuk është biznesi i kunatit. Nuk e mban dot partinë me zor, sepse ajo nuk është një kompani që ka fituar tendera dhe koncesione, të cilat duhet t?i mbash me 20 apo 30 vite dhe të marrësh përqindjen për çdo muaj.

Ka ardhur koha që Lulzim Basha të mos ketë frikë, por të kuptojë se Kuvendi do të mblidhet. Ndoshta jo me 1500, por edhe shumë më tepër firma. Dhe mbledhja e tij do të thotë direkt shkarkim i Lulzim Bashës.

Nuk ka Jemin Gjanë, Gaz Bardh, e ?kurtizanë dhe eunukë?, një çetë e ngushtë ngelur në oborrin e PD-së. Që edhe kur pi kafen pyet pesë herë në telefon se kush ndodhet aty që të ndalë Kuvendin e PD-së.

A mundet Lulzim Basha të mbajë peng selinë e Partisë Demokratike? Logon e saj? Duke lëvizur në panik dhe në frikë. Duke u dridhur, ndërsa artikulon se Kuvendi Kombëtar nuk do mblidhet e Lulzim Basha nuk do shkarkohet.

Kjo histori duket tashmë një film i vjetër, i parë e përsëritur dhe e padiskutueshme që ka për të ndodhur. Ajo ka filluar.

Filloi në Tiranë, në Fier, nesër në Vlorë. Do të shkojë në Elbasan, në Korçë, në Shkodër e kudo. Lulzim Basha është duke marrë të tatëpjeten. Sa më shumë të vonohet dhe sa më shumë frikë të ketë, aq më keq do të jetë për të dhe të ardhmen e tij politike.

Sa më shpejt të ikë, sa më parë të dalë nga paniku i tij dhe frika se do të shkarkohet, pasi tashmë ai është i shkarkuar, ai do të ishte i çliruar dhe ndoshta do t?i shërbente dhe shëndetit të tij mendor.

Luli mos ki frikë. Të bën keq për shëndetin. Ndoshta të lë pa gjumë.

Ka ardhur koha të zgjohesh nga gjumi që bërë këto tetë vite në “shtrat” me Edi Ramën. Dhe tashmë të shkosh dhe të flesh atje ku të takon. Jo në Partinë Demokratike, por në Hollandë. Ndoshta je dhe më i qetë. Atje nuk ke dhe frikë. Rrugë të mbarë Lulzim Basha. Mos ki frikë!/CNA.al

Basha shënon ?autogol?/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  

Lajmet e fundit nga