Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në stinën e dimrit Evropa Veriore ka shumë pak orë me diell. Prandaj, shumë filma thriller dhe romane vendosen në vende të tilla si Suedia, Norvegjia dhe Finlanda, ku shumë personazhe të trilluar e humbin toruan dhe bëhen vrasës të tmerrshëm për shkak të mungesës së dritës së diellit.
Gjithsesi, kjo nuk ka të bëjë vetëm me trillimet. Mati Hapoja është ndoshta një nga vrasësit serialë më famëkeq të Evropës Veriore. Hapoja lindi në Isokiro të Finlandës në vitin 1845. Ai u dënua zyrtarisht vetëm për 3 vrasje, por ato reale mund të arrinin në 25 persona.
Mediat finlandeze u morën shumë me aktet e Hapojës në kohën kur kishin ndodhur vrasjet, ndaj kjo gjë e bëri shumë të njohur. Ndonëse edhe në këtë rast media luan njëfarë roli, historia e vrasësit serial që nuk vrau kurrë askënd është shumë e ndryshme nga ajo e Hapojës.
Stur Bergval
Sater është një qytet i vogël suedez, 200 kilometra në veri të kryeqytetit Stokholm. Gjatë viteve 1990, në Sater ekzistonte një nga spitalet kryesore psikiatrike në rajon. Prandaj, kur u arrestua një burrë i veshur si Santa Klausi, dhe që sapo kishte grabitur një bankë,iu lut autoriteteve tashtronin në spital dhe mos ta dërgonin në burg, ai u dërgua në spitalin psikiatrik nëSater.
Edhe pse i tha policisë se quhej Tomas Kuik, në fakt ishte Stur Bergval. Ai u bë menjëherë një pacient interesant gjatë muajve të parë që kaloi në Sater. Gjatë terapisë, ai u tha mjekëve se ishte dhunuar seksualisht nga babai i tij kur ishte fëmijë, dhe se i ati kishte vrarë vëllanë e vogël të Stur, Simonin, duke e zhdukur trupin e tij. Por dukej se nuk kishte asnjë prova për ekzistencën e fëmijë me emrin Simon.
39 vrasje
Në vitin 1993, intervistat e Bergval me mjekët në praninë e oficerëve të policisë, arritën një pikë kthese kur ai rrëfeu vrasjen e Johan Asplund. Asplund ishte një djalë 11-vjeçar suedez që ishte zhdukur në vitin 1980. Ajo vrasje besohej se ishte e pazgjidhshme.
Por Bergvaltha se jo vetëm që ishte ai që e kishte vrarë djalin e vogël, por se kishte ngrënë edhe pjesë të trupit të tij. Bergval vazhdoi më tej duke pretenduar se kishte vrarë 9 vjeçaren Tereza Johanesen në vitin 1988 në Dramen të Norvegjisë.
Ai ia kishte copëtuar kokën me një gur. Bergval u çua në skenën e krimit për të lokalizuar kufomën e vajzës së vogël, por policia nuk ishte në gjendje që ta gjente atë. Gjatë gjithë dënimit të tij, Bergval rrëfeu se kishte kryer 39 vrasje në Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Finlandë midis viteve 1963-1993. Shumë shpejt ai u cilësua vrasësi serial më vdekjeprurës në Evropë. Prandaj gjatë viteve 1994-2001, ai u shpall fajtor dhe dënua për 8 nga ato vrasje.
Ai nuk vrau kurrë askënd
Por për sa i përket atyre 8 vrasjeve, nuk kishte në dispozicion asnjë provë mjeko-ligjore për të vërtetuar plotësisht fajësinë e Bergvall. Të gjitha dënimet u bazuan vetëm në rrëfimet e tij. Në vitin 2008, gazetari suedez Hanes Rastam u lejua të intervistonte Bergval, që ndodhej ende i shtuar në Sater.
Gjatë atij takimi, Rastam e kuptoi që Bergval nuk ishte aspak vrasës, porse ai ishte thjesht një i çmendur. Prandaj, ai filloi të rishikonte të gjitha intervistat që Bergval kishte zhvilluar me mjekët, marrjet në pyetje të policisë dhe gjyqet që pasuan.
Ai zbuloi se terapia e gabuar e mjekëve e kishte nxitur të bënte rrëfime të rreme, dhe se Bergval nuk kishte vrarë kurrë askënd. Po ashtu Rastam zbuloi se kur Bergval u la i lirë,gjatë muajve të parë të kaluar në Sater ai shkonte në Bibliotekën Mbretërore në Stokholm, për të hulumtuar mbi rastet e vrasjeve të pazbardhura.
Për pasojë, kur iu bënë pyetje shumë specifike në lidhje me vrasjet që pretendonte se kishte kryer, ai nuk ishte në gjendje të jepte më shumë se sa disa përgjigje të paqarta. Në fund vetë Bergval u tërhoq nga të gjitha dëshmitë e tij,dhe të gjitha dënimet ndaj tij u anuluan midis viteve 2008-2013. Ai tani është i lirë, dhe jeton diku jashtë Suedisë. Çështja e Bergval është konsideruar si dështimi më i madh i sistemit të drejtësisë në historinë e Suedisë./CNA.al
Nga Judith Miller “The Hill”Xho Bajden dhe Donald Trump nuk ...
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot no...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Nga Ajan Hirsi Ali “The Spectator”“Qytetërimi perëndimor do ...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cil...
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...